Në prag të një tjetër proteste të opozitës, është rrethuar me rrjetë teli bulevardi para Kryeministrisë. Kjo masë vjen vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar, e cila do të nisë në orën 10:00, para parlamentit.
Veç godinës së qeverisë, edhe një pjesë përpara Piramidës është rrethuar me rrjetë të gjatë teli, siç duket në fotot e siguruara nga Panorama.
Dy protestat e mbajtura nga opozita kanë denigruar në dhunë, ndërsa duket se kjo është një masë që i paraprin një tjetër situate tensioni.
Sot në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Rama kërkoi të mos përsëriten skenat e protestës së shkuar para Kuvendit, ndërkohë që ministrit të Brendshëm Lleshaj iu kërkua garanci për mbrojtjen e deputetëve.