Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është parë sot duke pirë kafe me deputetin demokrat Ervin Salianji. Foto kjo që ka shkaktuar zhurmë në rrjet.
Por, si e ka komentuar Ahmetaj këtë takim me Salianjin, këtë herë miqësor të ulur në një kafene së bashku?
I ftuar në studion e News 24, Ahmetaj tha me shaka se kishte në plan që ta helmonte Salianjin, por nuk e zuri helmi. Më tej, ai sqaroi se takimi ishte një rastësi dhe nuk është mik me Salianjin, por ulja në një kafene është normale, sepse nuk jemi njerëz vulgarë, theksoi Ahmetaj.
“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.
Nuk e kam mik, është një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, tha Ahmetaj.