Kuriozitete

E vërteta rreth gënjeshtrave në një marrëdhënie


               Publikuar në : 18:09 - 12/02/19 S.N

Ndoshta gënjeshtrat nuk krijohen nga karakteri i personit që gënjen, por nga mënyra me të cilën janë të lidhur të dy partnerët. Supozohet se në marrëdhëniet partnere nuk ka vend për gënjeshtra. Edhe pse thënia e gënjeshtrave të vogla dhe të pafajshme është një karakteristikë njerëzore. Sipas sondazheve shumica e njerëzve thonë të paktën 2-3 gënjeshtra çdo ditë në marrëdhëniet partnere.

Një arsye për të mos u treguar i sinqertë është edhe frika se nëse ju thoni të vërtetën partneri nervozohet apo bëhet agresiv me ju. Kjo mund ta bëjë atë t’ju refuzojë apo t’ju kërkojë ta lini të qetë.

“Me kë ishe?; Kush tjetër ishte atje?; Pse e bëre këtë?”, janë disa nga pyetjet e xhelozisë që bezdisin këdo në një marrëdhënie. Partneri mund të mendojë se po i cenojmë privatësinë dhe po pushtojmë hapësirën e tij personale.

Ajo që duhet të kemi parasysh është shpërndarja e energjisë midis çiftit. Në një marrëdhënie – sidomos në një martesë – asnjë nga partnerët nuk ka saktësisht të njëjtën fuqi. Fuqia ndryshon sipas sektorit apo gjendjes. Për shembull, një partner ka më shumë fuqi në lidhje me fëmijët ose familjen në përgjithësi dhe partneri tjetër ka më shumë fuqi në sektorin ekonomik.

Kur një person beson se ai nuk ka fuqi, ai mund të ndiejë se nuk ka kontroll mbi vendimet e marra. Meqë askujt nuk i pëlqen të ndihet i dobët ose të lejojë që të tjerët të vendosin për të, është e mundur që disa njerëz të përdorin gënjeshtra në mënyrë që të ndiejnë se janë në gjendje të ndikojnë në vendimet e partnerit më të fuqishëm.

Nëse do të mendonim se duke thënë të vërtetën marrëdhënia jonë do të ishte më e mirë, le të themi se jeta i ka mësuar shumicës prej nesh se ndershmëria pa dallim mund të pengojë marrëdhëniet tona. Por a jeni të sigurt se ajo që doni të dëgjoni, është e vërteta? Le të jemi të sinqertë.

Përshtati Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT