Foto/ Mjekët valëvitin flamurin kombëtar në spitalin e Infektivit

Ditën e sotme, në 108 vjetorin e pavarësisë, shumë persona kanë gjetur menyrën e tyre për të uruar festat e 28-29 nëntorit.

Pavarësisht se mjekët janë në krye të detyrës me përballjen me koronavirusin prej disa muajsh, mjket nuk mund të rrinin pa uruar ‘Ditën e Flamurit’.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në rrjjetin social, Facebook ku shfaqen 3 mjekë që valëvisin flamurin dhe bëjnë me duar shqiponjën në ballkonin e Infektivit.

”Krenari”, shkrunan Manastirliu në postimin e saj.