E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

Nga: Shpëtim Nazarko

E çfarë frike keni për të ardhmen e Gjermanisë?

Kancelari i vjetër është 96 vjeç dhe disa më muaj më vonë vdes. Ndoshta më i dashuri për të gjitha kohërat për gjermanët, Shmidti thith thellë cigaren, që vetëm atij mund t’ia lënë në studiot e mëdha televizive, dhe thotë thjesht: “Eh… është në qendër të Europës Gjermania, e ia kam frikën lakmisë së të tjerëve për të. Nuk të lë njeri, të mbash qendrën për një kohë të gjatë…”

Më vjen në mend koncepti i qendrës kur vij vërdallë Saarbrykenit si refugjat.

Qyteti është periferi e Gjermanisë dhe mbahet me minierat, për të cilat gjermanë e francezë u grinë deri në kacafytje botërore. Landin, që përfaqësohet prej tij, e mban prej kohësh me mjeshtërinë e tij Lafonteni, që ka qenë dhe kandidat për kancelar dhe ca kohë dhe shefi i socialdemokratëve gjermanë. Merr borxhe pafund në qendër. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, minierat nuk kanë vlerë. Qymyri dhe çeliku vijnë nga Ukrahina më lirë dhe ato në shumicë shndërrohen në muze.

Gjermanët e gjejnë gjenialisht zgjidhjen. Ai është vërtet në periferi, por si koncept gjeografik në një Europë pa luftë, ai është në qendër të saj. Pozicion që, për shkak të konflikteve, ia kishte marrë Luksemburgu, të cilit ndoshta dhe për këtë shkak të mëdhenjtë e kësaj bote i kishin dhënë titullin shtet, çka e kishte lulëzuar pafund. Me tren nga Sarbrykeni, për dy tre orë kap pesë a gjashtë kryeqytete të Europës.

Në Sarlandë apo qendrën e landit, gjendet muzeu ku sheh se ka lindur një nga mareshallët më të ndritur të Napoleonit, mareshall Nej… E shikoj fytyrën e tij dhe konceptet për qendrën më vijnë prapë në mend.  Mbetur pa ushtri dhe vetëm me djelmosha 14 a 15 vjeçarë, Napoleonit të madh i duhet të zmbrapsë ushtritë e koalicionit të të gjithë Europës që po mësyn Francën. I vendos ushtarët e tij fiks në qendër ku bashkohen pesë lumenj të vendit. Kjo për të qenë menjëherë i gatshëm që tu dalë përpara armiqv në drejtimet nga vijnë.

Të vijnë në mend shpejt nga këto punët e qendrës, kur dëgjon se kanë vendosur se në Elbasan do të ndërtojnë bashkinë e re në formë kulle…

Po Elbasani është qendër dhe fare afër, ku Samiu i Madh mendonte se do të ishte kryeqyteti i Shqipërisë.  Sulltan Mehmeti e përforcoi me kala pas humbjes në Krujë me Skënderbeun, për të furnizuar ushtrinë duke e pasur parasysh dhe që ishte qendër e vëndit. E ndoshta e përjetësoi njëherë e mirë si vend tregtar.

Thua rron mirë dhe vërtet e kanë idenë se është qendër dhe duhet shfrytëzuar? Kam frikë se jo, dhe në këtë pikë duket se jemi dhe më prapa se Hoxha, që me gjithë çmendurinë e tij në ndërtimin e ekonomisë, e kishte më të qartë se ç’do të thoshte qendër e vendit. Kishte ndërtuar aty Metalurgjinë, Fabrikën e çimentos dhe mbante rezervat e shtetit. Duhej të ruante për gjithë këto mallra, konceptin e qendrës, pra brarazlargësinë e transportit nga të gjitha pikat e vendit.

Lexo edhe :   Ibrahim Rugova dhe shqiptarët

Mbarimi i Luftës së Ftohtë, ashtu si dhe minierave të Sarbrykenit, i dha fund edhe metalurgjisë, edhe çimentos, edhe rezervave të shtetit si koncepte. Po çfarë ngeli?

Ky qytet tipik tregtar, që nga kohët e largëta dhe nga rrethet më të vogla të Shqipërisë në kohën e metalurgjisë e çimentos, u fry me një forcë punëtore të ardhur nga gjithë vendi, ndoshta në masën 30 a 40 mijë njerëz. Sa u bënë këta dyzet vjet në këtë rreth të vogël, që duke pasur natyrë tregtare, kishte pak tokë pronë për vete pale për të ardhurit. Ndoshta u shumuan në rrëmpallën e tranzicionit në 100 mijë të tjerë?

Lexo edhe :   Ibrahim Rugova dhe shqiptarët

Dhe natyrisht që vjen pyetja fatale. Si rrojnë këta njerëz e çfarë resursesh kanë?

Nuk e di a ku vajtur mendja atyre që e kanë qeverisur Shqipërinë këto tridhjetë vjet pas 1990-tës, por për vete nuk e kam të vështirë të marr përgjigje.

Elbasani i tanishëm nuk ka asnjë arsye të mos i ngjajë Palermos. Duam apo nuk duam, të tëra ato që thashë më lart kanë atë pasojën e qartë. Kjo shtesë e pafundme dhe jo natyrale e Elbasanit do të përpiqej të mbijetonte me çdo mënyrë. Dhe natyrisht të vjen të qeshësh e të qash kur mendon, se kjo punë mund të rregullohet me një rend të fortë, etj, etj. Asnjë qeveri nuk do ta arrijë këtë. Po ç’të bëjmë? Nuk e di…

Gjithnjë kur flas për Korridorin e tetë, them thjesht se Shqipëria duhet të lidhë “Rripin e pantallonave”. Dhe “Tokëza” e këtij rripi është Elbasani…

Përfytyroj në atë romantizimin tim budalla, që rrugët e ardhura nga portet Durrës e Vlorë kryqëzohen si dikur afër Elbasanit për të ringjallur Egnatian. Përfytyroj akoma më keq. Aty në rrethrrotullimin e Rrogozhinës rri përmendoirja e Konstandinit të Madh të Ilirisë, që tregon me dorë botën që krijoi Konstandinopojën e madhe.

Është e kotë që ëndërroj. Korridorin e tetë nuk do ta bëjnë kurrë. Pas Elbasanit do të mbeten prapë ca qytete që mund të ishin xhevahirët që rrethonin atë, Librazhdi e Prrenjasi. Po e kam kot. Ata do të mbeten e ndoshta do të lihen si qytetet më të shëmtuar të Europës a globit, për t’u treguar të tjerëve mjerimin tonë mendor.

Korridorin nuk e bëjmë dot.  A ndoshta nuk na lënë të tjerët. Po qendrën e Shqipërisë, qendrën e saj duhet ta bëjmë. Me shumë shkolla si Sarbrykeni që i shndërroi nga më të mirat e Europës, a me çfarë tu dojë zemra.

Po nuk e bëmë nuk na mbetet të shohim çdo ditë sesi kryeqendra gjeografike e Shqipërisë do të mbajë era Palermo. Sot dhe nesër. E kjo duam apo nuk duam ne.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...