E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Brataj paralajmëron: Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë

Shefi i Urgjencës Kombërae, Skënder Brataj ka deklaruar ditën e sotme në një intervistë  për ‘TCH’, se vendi mund të kalojë në kufizim oraresh ose mund të mbyllet në fundjavë, nëse vazhdohet me këto shifra.

Brataj sqaroi se ende nuk është marrë në shqyrtim mundësia për mbylljen e vendit (karantina) për disa javë:

“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”.

Brataj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat. Sipas tij, dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi, dhe duhet bërë përpjekja që të shmanget mbyllja e vendit:

“Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.

Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19.

Në fund, i pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj tha se nuk përjashtohet edhe një mbyllje disajavore, por po vlerësohet situata në çdo moment.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...