E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Rusia i dhuron Serbisë 11 tanke, Vuçiç: Do forcojmë edhe më shumë ushtrinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në kazermën “Mija Stanimiroviç” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet, janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

Vuçiç ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Ambasadori rus, Alexander Bocan Kharchenko tha se Moska me kënaqësi do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në Serbi.

Këto pajisje është thënë se janë pjesë e donacionit rus, i cili përbëhet nga gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 makina zbulimi të blinduara BRDM-2 dhe 30 tanke T-72, bazuar në marrëveshjen midis presidentit serb Vuçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu më 2016.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...