Mijëra besimtarë bektashinj, por jo vetëm, kanë nisur pelegrinazhin për në Teqen e Kulmakut si ritual i besimit Bektashi.
Qytetarët kryejnë ritet fetare, ku një ndër ta është edhe kurbani në nderim të tij.
Nga numri i lartë i Pelegrinëve që kanë zgjedhur të ngjisin malin me makinat e tyre, janë krijuar radhë të gjata trafiku. Po ashtu, një problem i madh është edhe rruga e prishur.
Pelegrinazhi i përvitshëm në Malin e Tomorrit zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, dhe çdo vit kjo festë e bekshtashinjve regjistron mijëra besimtarë nga vendi dhe bota.