PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e një tjetër kryebashkiaku të Ramës

Lexo edhe ...

2 marsi/ Ambasada Amerikane: Shmangni vendet e mundshme të protestës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar së fundmi lidhur me manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars. “Një tubim...

40 operacione, 8 martesa/ Çfarë nuk dini mbi divën e Hollivudit Elizabet Tejlor

Si një nga divat e fundit të Hollivudit të Vjetër, Elizabet Tejlor shkëlqeu në shumicën e roleve të saj. Vetëm interpretimi i saj në...

Hashim Thaçi: Kokëfortësia e ka thelluar izolimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me heqjen e taksës për lëndën e...

Frika e zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin, Hajdari flet për hapin e radhës

Në përfundim të tryezës së Reformës Zgjedhore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se u diskutua për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme....

Pas Valdrin Pjetrit, PD kërkon verifikimin e një tjetër kryebashkiaku socialist. Kjo forcë politike kërkon nga organi i akuzës, të nisë verifikimin për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna se Agim Kajmaku është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro, nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, ç’ka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, argumenton PD.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh. “Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimi primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen e krimeve”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

2 marsi/ Ambasada Amerikane: Shmangni vendet e mundshme të protestës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar së fundmi lidhur me manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars. “Një tubim...

40 operacione, 8 martesa/ Çfarë nuk dini mbi divën e Hollivudit Elizabet Tejlor

Si një nga divat e fundit të Hollivudit të Vjetër, Elizabet Tejlor shkëlqeu në shumicën e roleve të saj. Vetëm interpretimi i saj në...

Hashim Thaçi: Kokëfortësia e ka thelluar izolimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me heqjen e taksës për lëndën e...

Frika e zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin, Hajdari flet për hapin e radhës

Në përfundim të tryezës së Reformës Zgjedhore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se u diskutua për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme....

Nisma për shkarkimin e Metës/ Dvorani nxjerr prapaskenat

Sot u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë seancës ka dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani....
Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT