Një biznesmen është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa po kthehej në banesë. Policia është vënë në kërkim të autorëve, duke ngritur ngado pika kontrolli.
Biznesmeni Gramoz Memaj, ka ndërruar jetë teksa ishte pranë rrugës për në spital.
40-vjeçari është pronari i një lokali në Ksamil, dhe se nuk njihet si person problematik në qytet, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes së tij. Paraprakisht mendohet se në atentat kanë marrë pjesë katër persona, por ende nuk ka konfirmim nga ana e policisë.
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorit/autorëve të ekzekutimit.