E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në botë

“Tirana Today” po ju sjell zhvillimet kryesore të ndodhura një ditë më parë botë.

1-Meghan Markle dhe Harry janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze. Ata kanë vendosur një emër në kujtim të Princeshës Diana dhe Mbretëreshës Elizabeth. Vogëlushja do të mbajë emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

2-India do të lehtësojë kufizimet, pas rënies së rasteve me COVID-19. Nju Delhi dhe qytetet e tjera po punojnë që të lejojnë të rihapen më shumë biznese, dhe nga dita e hënë të lehtësohen kufizimet e lëvizjes.

3-Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, tha se varianti Delta i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm.

4-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi se një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të inteligjencës turke në Irak.

5-Një i armatosur me thikë u ka marrë jetën 5 personave, dhe ka plagosur 15 të tjerë në një qytet në Kinën lindore. Shkaqet e sulmit, sipas mediave shtetërore nuk dihen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...