Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima i cili drejtonte një Ford Focus, humbi kontrollin, për shkak të shiut që kishte rënë, duke përfunduar në korsinë e kundërt.
I riu u transferua urgjentisht me ambulancë në spitalin San Gerardo në Monza, por nuk i mbijetoi dot goditjeve kardiake.
Në spital përfundoi i plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër, 51 vjeç, me të cilin u përplas shqiptari. Ky i fundit pësoi dëmtime në qafë dhe gjoks.