E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Fortesë, burg, shtëpi e artistëve: Historia e pazakontë e muzeut të Luvrit në Paris

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Luvri është muzeu i artit më i vizituar në botë. Dhe kjo gjë ka kuptim pasi ai ndodhet në Paris, dhe të gjithë duan të shkojnë atje. Ai muze është i stërmadh, dhe i mbushur plot e përplot me disa nga veprat e artit më të shquara që ka prodhuar njerëzimi, përfshirë ”Mona Lizën” e Da Vinçit, “Venusin” e De Milos dhe “Vdekja e skllavit” e Mikelanxhelos. Muzeu është aq i madh, saqë thuhet se edhe nëse do të kalonit gjithë ditën, çdo ditë, duke admiruar secilën vepër për vetëm 30 sekonda, do t’ju duheshin pak më shumë sesa 3 muaj për t’i parë të gjitha.

Fillimisht një fortesë e shekullit XII-të, ndërtuar nga mbreti i parë i Francës, Filip Augusti, godina që njohim sot nisi të ndërtohej në shekullin XVI-të kur mbreti Fransua I, pasi po e merrte veten nga humbjet në ushtri, vendosi që duhej të ishte më afër qytetit për ta kontrolluar më mirë atë.

Ai e shembi pjesën më të madhe të asaj fortese origjinale, dhe ndërtoi një pallat për vete në vitin 1546. Që atëherë, Luvri ka qenë një vendbanim (por edhe burg) për mbretërit, një pronë e braktisur, një depo për sendet e vjedhura, dhe natyrisht një muze.

Luvri ishte si një klub për artistët

Kur pasardhësi i Fransuasë, Henri IV u ngjit në fron në vitin 1589, Parisi ndodhej në një situatë delikate. Pas dekadash luftërash fetare, qyteti e kishte humbur disi shkëlqimin e tij. Henri vendosi t’i jepte fund konflikteve dhe t’i kthente Parisit lavdinë e tij të dikurshme.

Një nga synimet e tij ishte të tërhiqte në qytet artistët, duke u ofruar atyre strehim falas në Luvër duke filluar nga viti 1608. Artistët në atë kohë kishin të njëjtin problem që artistët kanë sot – arti nuk paguhet shumë mirë- ndaj pasja e strehimit falas në këmbim të zbukurimit të Parisit, ishte një marrëveshje mjaft e mirë.

Kjo funksionoi aq mirë sa nipi i Henrit, Luigji XIV, i njohur si Mbret Diell, e vazhdoi këtë praktikë. Por në vitin 1682, ai e zhvendosi oborrin në pallatin e ri në Versajë, dhe ftoi grupe të ndryshme artistësh të zhvendoseshin në Luvër, por kjo nuk ndodhi shumë shpejt.

Luvri u braktis për gati një shekull

Pasi mbreti Liugji XIV u zhvendos në Versajë, Luvri u braktis dhe u la bosh. Ai mbeti në mëshirën e hajdutëve dhe vandalëve. Nuk kaloi shumë dhe shumë të varfër nisën të zhvendoseshin në ato që do të përshkruheshin më së miri si “rrënoja”. Luvri mbeti i braktisur dhe i shkatërruar për më shumë se një shekull ndërsa mbretërit francezë vazhduan të jetonin dhe të mbanin oborrin e tyre në Versajë deri në shpërthimin e Revolucionit Francez.

Ishte për pak kohë një burg

Kur mbreti Luigji XVI u rikthye në Luvër në vitin 1791, ai ishte vënë nën arrest shtëpiak nga revolucionarët francezë. Çifti mbretëror u mbajt i burgosur në Pallatin e Tylërive, në atë kohë pjesë e kompleksit të Luvrit, për më shumë se një vit.

Në fillim qeveria revolucionare hezitoi ta trajtojë me ashpërsi mbretin. Por kur u zbulua se Luigji XVI po tentonte të merrte ndihmën e Austrisë për të rimarrë pushtetin e tij, ai u gjykua për tradhti, u shpall fajtor, dhe iu pre koka në janarin e vitit 1793.

Napoleoni i vuri emrin e vet

Napoleoni ishte shumë i vetëdijshëm mbi historinë, dhe punoi shumë për ta lidhur veten me të kaluarën, në mënyrë që të legjitimonte atë që në thelb ishte një diktaturë ushtarake. Ndaj nuk është për t’u habitur, pse ai zgjodhi të jetonte në shtëpinë e lashtë të monarkëve francezë. Ai e vari tabllonë e Mona Lizës në dhomën e tij të gjumit, ku ajo qëndroi deri në rrëzimin e tij nga pushteti në vitin 1814.

Stafi i Luvrit u përpoq të fshihte koleksionet e veprave të grabitura nga vendet e tjera

Ashtu si shumica e muzeve kryesore të kohës (dhe në një masë të madhe edhe sot), shumë prej veprave të artit në Luvër, ishin vjedhur diku tjetër. Falë fushatave të saj, ushtria e Napoleonit, e shtoi me mijëra koleksionin e Luvrit gjatë sundimit të tij 16-vjeçar.

Kur Napoleoni u mund në Betejën e Vaterlosë, vendet që ishin plaçkitur kërkuan rikthimin e veprave të tyre të artit. Administratorët e Luvrit u tmerruan nga kjo gjë, dhe u përpoqën të fshihnin sa më shumë që mundën nga veprat e grabitura. Disa nga stafi u përpoqën t’i fshihnin disa nga veprat në koleksionet e tyre private. Por në fund, Luvri u detyrua të kthente mbrapsht një pjesë të mirë të veprave të grabitura.

Një pjesë e Luvrit u dogj dhe rrafshua në vitin 1871

Më 23 maj 1871, një grup prej 12 burrash marshuan në Pallatin e Tylërive, që ishte pjesë e kompleksit të ndërtesave të Luvrit, dhe i vunë flakën duke përdorur katran dhe vaj. Zjarri zgjati për 2 ditë dhe e shndërroi në gërmadhë pallatin e bukur.

Ajo u la ashtu për 11 vjet, si një kujtesë se francezët e kishin dëbuar më në fund monarkinë. Në shtator 1883, mbetjet e tij zjarri u zhvendosën dhe gjithçka që mbetet sot janë kopshtet e saj dhe disa copa të shpëtuara nga flakët, të vendosura natyrshëm në Luvër.

Nazistët e përdorën si një depo mallrash të vjedhura

Kur francezët e kuptuan se një pushtim gjerman ishte i afërt, ata e pastruan Luvrin dhe fshehën koleksionin e tij të çmuar të artit. Më 25 gusht 1939, Luvri u mbyll për 3 ditë, zyrtarisht për riparime. Por në fakt u krye asnjë riparim.

Në vend të kësaj, qindra pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë punuan gjatë gjithë kohës për të mbledhur gati çdo vepër të rëndësishme të artit, i ngarkuan ato në karvan me më shumë se 200 automjete, dhe i fshehën në disa kështjella larg prej andej.

Kur nazistët u futën në Luvër, aty kishin mbetur vetëm disa vepra të vogla. Gjithsesi ata urdhëruan që muzeu të rihapej. Më pas e përdorën një pjesë të madhe të muzeut bosh, për të ruajtur përkohësisht veprat e shumtë të artit të vjedhura nga familjet e pasura franceze, kryesisht nga familjet hebreje.

Aty ndodhi grabitja më e madhe e një vepre arti në histori

 Ngjarja ndodhi në vitin 1911, dhe autori ishte italiani Vinçenzo Peruxha, një ish-punonjës i muzeut. Ai grabiti pikërisht Mona Lizën, kryeveprën e Da Vinçit. Mungesa e saj u vu re të nesërmen. Lajmi bëri xhiron e botës, dhe policia franceze nisi kërkime intensive. Por për 2 vjet nuk mundi ta gjente. Peruxha u kap më në fund, kur u përpoq të organizonte shitjen e kryeveprës në vitin 1913. Ai u dënua për vjedhje, por bëri vetëm 7 muaj burg, pasi u pa në Itali si një lloj heroi.

 Disa arkeologë të zemëruar e bënë falas për një ditë hyrjen në Luvër

Mirëmbajtja e muzeut është shumë e kushtueshme. Buxheti vjetor i Luvrit është 250 milion euro, nga të cilat 150 milion gjenerohen vetëm nga shitja e biletave dhe burimeve të tjera të të ardhurave, ndërsa pjesa tjetër jepet nga qeveria franceze. Bileta e hyrjes në muze kushtojnë rreth 15 euro, një shumë relativisht modeste po të kesh parasysh të gjitha kryeveprat e ekspozuara atje.

Por në vitin 2015, një grup prej rreth 100 arkeologësh të zemëruar sulmuan muzeun, dhe bllokuan sportelet e shitjes së biletave. Ata u thanë vizitorëve se atë ditë hyrja në muze ishte falas. Ajo ishte një protestë kundër përdorimin në rritje të kompanive private në fushën e arkeologjisë.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/256527/the-crazy-history-of-the-louvre/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...