Formohet koalicioni i dytë opozitar/ Gjuzi dorëzon kërkesën për regjistrim

Dita e sotme është edhe afati i fundit për të regjistruar koalicionet në KQZ, ku partitë politike kanë mundësi që të garojnë me një listë të përbahskët.

Teksa Partia Demokratike përfundoi marrëveshjet me pothuajse të gjitha partitë aleate, duket se ajo nuk do të jetë koalicioni i vetëm opozitar që do sfidojë kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për 4 subjekte politike, të cilat janë: Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Mësohet se deputeti Kujtim Gjuzi ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në KQZ dhe koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Të katër këta kryetarë partish janë edhe deputetë të Kuvendit, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.