COVAX nis shpërndarjen e vaksinave, Gana merr 600 mijë dozat e para

COVAX ka nisur shpërndarjen e vaksinave anti-covid dhe shteti i parë që ka përfituar është Gana. Ditën e sotme 600 mijë doza vaksina të AstraZenecës kanë mbërritur në kryeqytetin e Ghanës, Akra, shkruan BBC.

Për drejtuesit e OBSH-së, ky është një moment suksesi teksa janë shtuar spekullimet se COVAX, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të dështojë për mungesë donacionesh të mjaftueshme nga vendet e pasura.

Në janar, kjo nsimë njoftoi se brenda muajve të parë të këtij viti do të nisë shpërndarjen e 1.8 miliardë dozave.

Synimi është të mbulohet fillimisht vaksinimi i 27% të popullsisë së këtyre vendeve që nuk kanë kapacitete financiare për blerjen e vaksinave. AstraZeneca është ndër kompanitë e para që ka nënshkruar marrëveshje me COVAX-in.