”Më thanë se nuk vleja më”/ Suarez sulmon Barcelonën

Luis Suarez është ankuar për mënyrën se si ai u largua nga Barça verën e shkuar, duke akuzuar se disa njerëz në klub nuk e donin më në “Camp Nou”.

Sulmuesi 34-vjeçar kaloi katër vite me katalanasit dhe u bë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 195 gola në 283 ndeshje, përpara se t’i komunikohej se ai nuk ishte më në gjendje për të luajtur për një skuadër si Barça.

“Ajo që më zemëroi me të vërtetë ishte se m’u tha se unë nuk mund të luaja më në nivel të lartë, se nuk mund të luaja në një nivel për një klub të madh. Kjo është ajo që më mërziti. Barcelona më largoi, më thanë se nuk isha më në planet e tyre. Ata nuk më donin. Mendoj se meritoja pak më shumë respekt”, tregon uruguaiani i Atletikos për “France Football”.