Forcohen dollari dhe franga, euro dhe paundi nuk luhaten

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës ditën e sotme, duke vazhduar sërish të blihet edhe sot me 123.6 lekë dhe të shitet me 124.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal, edhe paundi britanik nuk ka shfaqur lëvizje të vlerës në raport me monedhën vendase, duke vazhduar edhe sot të blihet me 137.4 lekë dhe të shitet me 138.4 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane është forcuar në raport me dje, duke u blerë sot me 114 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë. /SCAN