Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Flutura Xhabija: Sfidat tona për biznes, rrugëtim i vështirë

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: MARSELA SINANI

E dini se çfarë do të thotë që të jesh grua në një shoqëri maskiliste? Femrat me veten e tyre e kuptojnë më së miri, se natyra e gruas mbetet e njëjtë: jo inferiore ndaj burrit. Por, a dinë t’ua tregojnë këtë të vërtetë të brendshme edhe burrave, edhe shoqërisë? Flutura Xhabija, Presidente e Shoqatës së Grave Profesioniste dhe Afariste, në një intervistë për “Tirana Today”, ka folur për gratë në biznes dhe hendekun që patën gjatë periudhës së pandemisë.

Xhabija, teksa evidentoi një sërë problematikash, tha ‘pa doreza’ se pushteti qendror dhe lokal, me orientim majtas a djathtas, ende ka , sipas saj ‘mentalitet oriental mashkullor dhe të vonuar’. Ajo tha se elementi me frenues për 30 vite ka qenë vetëm politika shtetërore dhe pushteti. Gjithsesi, sipërmarrëset konkurrojnë dukshëm me seksin e kundërt. Ndonëse jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria, në saj të vizionit të tyre të të bërit biznes, femrat ia kanë dalë mbanë që të ecin para!

U gjendëm përballë një situate të vështirë me pandeminë.  Si është situata e grave sipërmarrëse ?

“Siç e kam thënë në mediat e interesuara për sipërmarrjen femërore, gratë gjithmonë janë në alert, ose të themi me pandemi të papriturash; dhe pothuaj gjithmonë ia dalin, së pari kanë guxim, kanë inteligjencë, mirëorientim dhe parapërgatiten edhe për ditë të vështira; pra  gratë në ekonomi  dhe në biznes, patën vështirësi në likuiditet, ne klientelizëm, në lëndët e para, në komunikim me tregun dhe furnitorët, me familjen dhe me sëmundjen vdekjeprurëse Covid 2019, dhe mjaft probleme objektive dhe subjektive.

Shoqata jonë ishte dhe mbetet ndër më të organizuarat, më bashkëpunuese dhe më integruese me anëtaret, partnerët, bashkëpunëtorët dhe donatorët; roli i anëtarëve tona ndriçoi jo vetëm në mbijetesën e tyre, por ato ditën t’i japin, nga të ardhurat e produktet e tyre, edhe familjeve në nevoje, fëmijëve  dhe të moshuarve. Të gjitha barrierat dhe mungesat, vështirësitë dhe dëmet e shkaktuar nga Covid 19, sipërmarrëset e kthyen  vërtetë timonin drejt progresit për të vijuar punën, për të gjetur rrugë të reja, për të ndryshuar menaxhimin dhe jo rrallë edhe produktin/ shërbimin. Ka aq shumë për të thënë e shembuj për të shkruar sa te mbushen faqe të tëra”.

Gruaja në biznes, çfarë përfaqëson?

“E thjeshtë për ta përshkruar, jo e lehtë për ta filluar e vijuar, jo e pamundur dhe një punë mjaft nderuese dhe emancipuese, social-ekonomike  dhe vlerë personale dhe familjare, lokale dhe kombëtare. SHGPAZ, një shoqatë që vitin tjetër feston 30 vjetorin, e vetmja në Shqipëri, me këtë jetëgjatësi dhe emër frymëzues, real dhe ndihmues edhe ne nivele rajonale , evropiane dhe globale. Kjo shoqatë është një dhome tregtie femërore, “familjare”, profesionale dhe artizanale; ajo përfshin pa përjashtim të gjitha fushat që vetë shoqëria i kërkon si shërbime, veprime a produkte: artizane, ushqimore, teknologji, edukim arsimor, privat, nga çerdhet tek universitetet, diplomacy dhe think/tanks, IT dhe IP etj”.

Cilat janë problemet me të cilat jeni hasur? 

“Elementi me frenues për 30 vjet ka qenë vetëm politika shtetërore dhe pushteti, sepse shpirti ekonomik i shoqërisë shqiptare ka qenë dhe mbetet fantastik, i guximshëm, sakrifikues në të gjitha drejtimet dhe mbështetës zhvillimor; në retrospektivë shohim me plotë bindjen mendjen e artë  dhe  shkathtësinë e biznesit që pas 47 vjetëve te një ekonomie centralizuese mesjetare, iu përshtat shpejt ekonomisë perëndimore; shtigjet i hapëm vetë, ferrat dhe padijet i krasitëm dhe përmirësuam sa me shpejt e më mirë jetesën e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe kujdo që konsumonte shërbimet e  prodhimet tona. Problemet ligjore mjaft të vështira/ ligjet ndërroheshin çdo 6 muaj, për interesa politike dhe paaftësi, personel tatimor e taksor të paaftë e shpesh të korruptuar, administratë dembele dhe me mjaft probleme, informacion i mangët  dhe me hope  etj, etj. Por shoqata jonë kishte dhe ka ende 12 degë, ku përçon në menyrë të përditesuar informacionet dhe të rejat për ekonominë, për legjislacionin, për forumet e aktivitetet live ose on line. Ne kemi 7 platforma me  të gjitha anëtarët ne qytetet filial si: Shkodra, Lezha, Durrësi, Kukësi, Rrësheni, Fieri, Vlora, Librazhdi, Pogradeci, Lushnja dhe Korça, duke komunikuar çdo javë për gjithçka na shqetëson”.

Cilat kanë qenë nevojat gjatë këtyre viteve, dhe a keni gjetur mbështetje ?

“Të të gjitha natyrave, informuese, formuese, suportuese, financiare, ligjore, shkencore, librore dhe politika mbështetëse konkrete, por gjysmake, të dobëta, herë herë boshe dhe pa asnjë orientim efektiv; megjithatë SHGPAZ ka mbuluar pothuaj për 29 vjet të gjitha këto fusha  me shume se 10 dhoma tregtie dhe 14 ministri, edhe pse me staf të pakët, por me një vullnetarizëm dhe kontribut multiformësh nga anëtarët, bashkëpunëtorët dhe donatorët e paktë, qe politika ende nuk i ka kapur, luajtëm denjësisht rolin e nderuar të shoqërisë civile, duke krijuar një fundament të fortë për shoqërinë shqiptare dhe duke mbetur nje aset pozitiv inkurajues për çdo vajze a grua, për tu përfshirë në sipërmarrje. Pushteti qendror dhe lokal, me orientim majtas a djathtas, ende ka mentalitet oriental mashkullor dhe të vonuar…të shpresojmë tani e tutje”. /TIRANA TODAY

Tags: Flutura XhabijaPresidente e Shoqatës së Grave Profesioniste dhe Afariste

TË LIDHURA

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

10:54 | 05/06/2026
Aktualitet

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026
Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Next Post

Kërcet arma në Tiranë/Vret ish-dhëndrin, plagoset ish-prokurori i “21 Janarit”

Marash Kumbulla intervistë për 'Goal', flet për Murinjon dhe përballjen me Bale

VIDEO/Po ndahej me vajzën, ekzekuton ish-dhëndrin pas seancës gjyqësore







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com