Ndoshta do t’ju duket paksa e çuditshme, por ish-moderatorja Floriana Garo është njohur me bashkëshortin e saj në Linkedln. Një koment i ardhur prej tij i kishte marrë vemendjen, duke ardhur një përgjigje. Kaq mjaftoi që miqësia të vijohej virtualisht, e ndërsa tashmë çifti pret fëmijën e dytë.
E ftuar në programin ‘Rudina’ këtë pasdite, Floriana rrëfeu për jetën e re në Zvicër, si dhe foli për herë të parë se si është njohur me babain e vajzës së saj.
“Po e them për herë të parë; me Enisin jam njohur virtualisht. Ai më kishte shkruar në Linkedln, dhe mua më bëri përshtypje mënyra se si ai kishte shkruar, ndaj edhe i ktheva përgjigje. Vazhduam të komunikonim pēr një farë kohe, derisa vendosëm të takoheshim në Itali”, tregoi Floriana.
Çifti janë prindër të një vajze 14 muajshe, ndërsa gjatë programit Garo zbuloi edhe një sekret, se ajo është sërish shtatzënë.