Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Ja si Berisha pritet të bjerë në rrjetën e SPAK

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha bie viktimë e lajmeve të rreme (foto)

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re. Shumë njerëz besojnë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të bëjë të mundur shfarosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta. Një nga këta njerëz që besojnë tek SPAK është edhe Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se përmes SPAK do të hetohen dhe ndëshkohen shumë zyrtarë. Sipas tij, pjesë e këtij grupi duhet të jetë edhe Sali Berisha. Për Klosin, ish-kryeministri është treguar shumë i aftë dhe ka fshehur çdo gjurmë të aferave që mund të ketë kryer. Por ai shtoi se ka edhe mënyra të tjera që mund të zbulojnë skandalet e Sali Berishës.

“Unë them që Berisha duhet të jetë i rrezikuar nga SPAK, pastaj është apo jo këtë nuk e kam shumë të sigurt sepse ai është vërtet një burrë shumë i zoti. Berisha është sipas asaj fjalës së urtë: Di të vjedhësh? Di. Di të fshehësh? Nuk di. Mos vidh pra. Berisha është i zoti, ai nuk ka lënë dokumente. Ai, edhe në Këshillin e Ministrave kur ka qenë në pushtet, ka firmosur vetëm vendime kolektive. Kështu që Berishën nuk e kap dot. Por ka mekanizma të tjerë plot. Nëse ka krim në valle, krimi nuk është vetëm tek një njeri. Nuk e bën dot një njeri i vetëm. Ajo që ka ndodhur ka implikuar edhe emra të tjerë dhe mbase kështu dalin edhe emrat e atyre që kanë qenë të zotë të fshehin gjurmët”, deklaroi Fatos Klosi.

Pra, ish-kreu i SHISH në një farë mënyre paralajmëroi Berishën se nga drejtësia e re nuk do të shpëtojë dot, pavarësisht se ai mund të jetë treguar shumë i zgjuar në fshehjen e skandaleve.

Klosi: Ndëshkimi nga SHBA

Fatos Klosi e vijoi më tej reagimin e tij paralajmëruar se pushtetarëve të korruptuar ndëshkimi do t’iu vijë nga ndërkombëtarët. Sipas tij, politikanët shqiptarë janë të trembur nga reforma në drejtësi dhe një gjë të tillë e tregon fare qartë sjellja e tyre kohët e fundit. Klosi theksoi se pushtetarët janë paralajmëruar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë prova në duar kundër tyre, se nuk do t’ia hedhin dot paq nga reforma në drejtësi. “Kam besim sepse shoh edhe që politikanët po tremben. Ata janë të trembur. Të gjitha sjelljet e pazakonta të të gjithë politikanëve të mëdhenj e tregojnë këtë. Është një periudhë sjelljesh të pazakonta dhe këto tregojnë që ata diçka dinë. Sigurisht që dinë diçka më shumë se neve sepse kanë kontakte dhe mbase edhe jua kanë thënë nga pak me shaka që janë të rrezikuar. Kështu që nga kjo nisem që besoj që do të bëhet. Pavarësisht trembjes së tyre, duhet thënë se politikanët nuk e ndalojnë dot reformën. Madje, nëse do të bënin tentativa për ta ndaluar në këtë periudhë, do të binin në sy akoma më shumë dhe do të tregohej qartazi që janë të trembur. Sepse natyrisht, ndërkombëtarët që i trembin kanë prova, por hetime nuk janë bërë. Fakti që janë trembur, ata e dinë më mirë se të gjithë se çfarë kanë bërë. Këto prova që janë mbledhur janë në duart e ndërkombëtarëve”, u shpreh ish-kreu i SHISH për gazetën.

Për Fatos Klosin, një sinjal se SPAK do të bëjë drejtësi në radhët e pushtetarëve është efekti që ka dhënë deri tani procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Sipas tij, duke qenë se nga gjyqësori u shkarkuan shumë njerëz të njohur, e njëjta valë do të përfshijë edhe politikën. “Vetë procesi që ndodhi në sistemin gjyqësor të jep shpresë që gjërat do të bëhen. U prekën shumë emra që konsideroheshin të paprekshëm në Gjykatën Kushtetuese e në Gjykatën e Lartë. Kjo është një provë që mbase edhe në politikë do të ndodhë e njëjta gjë. Atje janë peshqit e mëdhenj, për sa kohë që këtë vend e ka komanduar politika”, deklaroi Fatos Klosi. /Gazeta SOT

 

Tags: BerishaFatos KlosiSPAK

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Drejt Greqisë për pushime? Ja ku ndodhet Rama

Drejt Greqisë për pushime? Ja ku ndodhet Rama

Video/ Me veshje sportive dhe duke bërë shqiponjën me duar, ja nga përshëndet Meta

Udhëtimet e Metës nga SHBA në Egjipt u kushtuan shqiptarëve 530 mln lekë, ja sa shpenzuan pushtetarët e tjerë

“Kam punuar me skelat, por edhe kamerier”, Olsi Bylyku rrëfen jetën para se të bëhej i famshëm

"Kam punuar me skelat, por edhe kamerier", Olsi Bylyku rrëfen jetën para se të bëhej i famshëm







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com