Olsi Bylyku ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, ku gjatë intervistës foli për karrierën e jetën personale. I pyetur nga moderatorja Bora Zemani, nëse jeta e tij do të kishte kuptim po të mos ishte i famshëm, dhe a do ishte i lumtur. Olsi u përgjigj se ai ka qenë i lumtur edhe kur punonte kamerier.
Aktori i dashur për publikun tha se kur futesh në botën e show-bizzit, ka gjithmonë e më shumë zili dhe intriga. Për pasojë, edhe ngarkesa emocionale shtohet edhe më shumë, duke e detyruar që të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë kolegët e jo vetëm.
“Absolutisht që do kishte kuptim jeta ime po të mos isha i njohur. Unë kam qenë shumë i lumtur edhe kur kam punuar me skelat, edhe kur kam punuar kamerier.
Nuk kam thënë kurrë që s’kam qenë i lumtur. Madje kur nuk je i famshëm, ke shumë herë më pak djallëzi nga puna që ti bën. Kur futesh në botën e madhe të show-bizzit fillojnë brrylat, dhe ti je akoma më në stres. Mos them që kam qenë akoma më i lumtur kur isha jo i famshëm. Sa më i famshëm të jesh, aq më shumë ngarkesë ke”, u shpreh Olsi.