E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Fati i zi që na e paskëshin falur jetën. T’ua japim tani?

Në fakt, jetën nuk na e falën këta, por ua morëm për duarsh; dhe tani nuk e dimë a ishte fat i zi për ta, apo fat i zi për ne.

Kam një pyetje të fundit, që nis me fillimin: Dita kur do të shpallej shtetrrethimi, 3 mars 1997, më është dukur dita më e gjatë në jetë, e gjatë njësoj sa vdekja. Sapo kisha bërë gati shkrimin e gazetës e nesërme, dhe do të nisesha për në redaksi, kur bie dera. Në korridor shikoj fytyrën meit të djaloshit. E kisha shumë të njohur, ai ishte një nga aktivistët e PD, banonte diku afër meje- te ‘fusha Ali Demi’. Me zor shqiptoi fjalët, i merrej fryma dhe mendova se e kishte nga ardhja përshkallë.

-Jo, nuk vij brenda- tha- Por erdha të të lajmëroj të largohesh sa më shpejt. Na mblodhën në PD. Po shpërndajnë armë. Pashë emrin tënd në listë; kemi urdhër të të vrasim ku të të gjejmë. Nuk e dinë se jam këtu…!

Këtë tha djaloshi dhe iku. Më  vonë mora vesh skenarin e zi që quhej ‘lista Shaban Memia’; shkurt- do të vritesha. Por si unë ishte një listë e tërë. Mora radion ndërlidhëse me gazetën ‘Koha Jonë’ që të lidhesha me fëmijët nëse do të mundesha, dhe ika. Fati im që ika në pak minuta! Njeriu që do të vriste tjetrin nuk kishte emër, veçse ishte një paramilitar i Partisë Demokratike. As ambasada e Shteteve të Bashkuara, ku telefonova, nuk kishte çfarë bënte. ‘Bëj ç’të mundesh- më tha Charls Walsh- edhe unë jam thuajse në ato kushte…”.

Ja, kjo ishte! A u bë zi apo bardhë që e shpëtuam jetën?, kjo nuk mund të thuhet qartë. E di pse nuk mund të thuhet qartë? Sepse, ja që e sollën përsëri radhën këta të PD që të ndërtojnë Grupin Paramilitar. Prapë na kanë vënë në listë. Prapë e kemi emrin për tu vrarë… Dje Byroja e Partisë Demokratike lëshoi gjithandej pohimin dhe lajmërimin se ka një Grup Paramilitar e do të na marrin jetën pa ndonjë listë, kush t’u dalë përpara. Ne të gjithë jemi të dënuar me vdekje. Mund të na kapin në furgonin që sapo kalon te këmbët e tyre. Mund të na gjejnë te shkallët e pallatit. Mund të na vijnë në kafe dhe të na thërrasin me emër: ‘hajde me ne te cepi i pallatit’. Mund të na vijnë natën dhe ditën… Por jemi të vrarë pa gjyq, pa vendim, pa emër… Prandaj them se nuk e di nëse ishte fat i keq apo i mirë që atëherë na e paskëshin falur jetën.

Kështu na shkoi jeta, duke u penduar që dikur më parë na e paskëshin falur jetën.

Në Mirditë, aty nga vitet e para pas Luftës së Dytë, kur po hynte diktatura, kishin prurë një xhelat, tamam si anëtarët e Grupit të Armatosur të PD sot, që vriste njerëz pa faj, pa gjyq, pa emër. Ai vriste dhe dhunonte në emër të Partisë; gratë i terrorizonte me vezë të ziera  dhe kunja shprepseje në gjinj e në ‘të linjtat’; ndërsa burrat i lidhte, i çburrëronte e pastaj i vriste. Shpesh i vriste edhe me hunj, me sëpata e me sfurqe. Njësoj si ‘Baba’ sot që thërret nga presidenca: ‘o burra, sfurqe, kosore, sëpata!’. I pari njihej me emrin ‘Toger Baba’, por në fakt kishte emër tjetër, Hodo Habilaj.

Të parëve të mi ua kam ndjerë psherëtimën: ‘Po pse na la gjallë?’. Urdhri i partisë për ta mbajtur hapur, natë e ditë, derën e shtëpisë, u rëndonte më shumë. Ndoshta prandaj edhe mallkonin ‘si na e paskësh falur jetën’. Tani e kemi prapë derën hapur dhe jetën të falur.

Na e falën jetën, disa herë, edhe në vitin 1997 e 1998. Grupet e armatosura të Partisë Demokratike në pushtet erdhën në redaksi, i kontrolluan raftet e gazetave me majën e bajonetës, i vunë zjarrin redaksisë me shpresën se do të kishin djegur brenda nja dhjetë a pesëmbëdhjetë… Edhe aty shpëtuam. I hodhën në sulm grupet paramilitare nga Veriu në Jug; siç ishte toger Baba i Labërisë në Mirditë, tani ‘togerët’ nga Mirdita e Tropoja u bënë dhunues në jug, dhe as u dhimbet jeta e tjetrit.

Nëse atëherë vriteshin në kampet e nazizmit, në fund ata kishin emra, edhe datëlindje, edhe origjinën ‘hebreje’. Por nëse vritesh nga grupet militare të Partisë, nuk ke as varr, nuk i ke as emrin e atij që të vret. Paramilitarët politikë janë të verbër dhe të pa shpirt, si hije. A nuk e patë çfarë bënë në Elbasan? Vranë dhe shkretuan; asnjë nuk ishte nga Elbasani. As këta që janë caktuar për të vrarë në Tiranë, zor se janë nga Tirana…

Nëse kësaj here nuk do të votohet kundër partisë me paramilitarë dhe kundër presidentit me sfurqe, atëherë prapë do të themi: ‘Po pse na e paskëshin falur jetën?’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...