”Ju urdhërojnë bandat”/ Gazment Bardhi përplaset me policinë në Elbasan

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Elbasan dhe kandidati për deputet, Gazment Bardhi është konfrontuar me policinë ditën e sotme.

Shkak për tensionimin e situatës, është bërë aksioni i policisë për kontrollin e disa makinave, përfshi edhe ato që përdoren nga shtabi i PD-së.

Por, Bardhi ka kundërshtuar duke penguar policinë të kryejë kontrolle në makina, teksa ka lëshuar një sërë akuzash ndaj efektivëve.

Gazment Bardhi: Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim.

Tensionimi i situatës në Elbasan, vjen vetëm 2 ditë nga konflikti i rëndë me një të vdekur dhe katër të plagosur.