Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Vëllai i Gramoz Nakos, i cili u ekzekutua nga kunati mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Mendohet se gjendja e tij shëndetësore ka qenë edhe shkaku i rikthimit të Gramoz Nakos nga SHBA-ja.
Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ka përshpejtuar vdekjen e tij, trauma që ka përjetuar nga vrasja e vëllait nga kunati i tij.
Kujtojmë se në momentin kur policia zbarkoi në banesën e kunatit të Gramoz Nakos, Sefedin Zenellari, për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e 8 korrikut, 71-vjeçari u mbyll në dhomë dhe vrau veten.