Kuriozitete

382 ditë pa ngrënë për të rënë në peshë, historia e jashtëzakonshme e Angus Barbierit (VIDEO)

               Publikuar në : 16:27 - 11/07/19 S.N

Shumica e shkencëtarëve, thonë se qëndrimi pa ngrënë për më shumë se 40 ditë, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Por skocezi Angus Barbieri, ka thyer çdo rekord. Në vitin 1965, 27-vjeçari obez u paraqit në urgjencën e Spitalit Merifilld në qytetin e Dandit.

Në atë moment, ai peshonte 210 kg. Angus u tha mjekëve se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ushqimi për një fare kohe, që të mundej të binte në peshë. Mjekët ranë dakord të ndiqnin ecurinë e tij. Por pasi agjëroi për 40 ditë me radhë, ai e pa se e kishte të thjeshtë të vazhdonte të jetonte pa ushqim. Angus donte të ishte në një formë fizike të përsosur.

Për më shumë se një vit, ai konsumoi vetëm vitamina. Në ditën e 92-të, nisi të merrte pilulat e kaliumit, ndërsa nga dita e 345-të nisi të hante kripë. Në ndonjë rast, Angus konsumonte vetëm pak sheqer dhe qumësht. Gjatë dietës së tij ekstreme, nuk mori asnjë trajtim mjekësor. Angus e ndaloi agjërimin e tij më 11 korrik 1966.

Në 382 ditë, ai humbi 125 kilogramë, dhe peshonte vetëm 81 kilogramë. Pavarësisht se humbi peshë aq shpejt, gjatë 5 viteve që pasuan rifitoi vetëm 16 kg. Angus u zhvendos me banim në Uoruik të Anglisë, ku u martua, pati 2 djem, dhe jetoi edhe 24 vite të tjera./ TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT