E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Falsifikuan dokumentet, arrestohen 6 persona në pikën kufitare të Kakavijës

Katër shtetas shqiptarë dhe dy shtetas grekë janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, në 24 orët e fundit.

Sipas policisë greke, ata akuzohen se kanë falsifikuar formën e posaçme që nevojitet për kalimin në pikat kufitare, PLF.

Personat e arrestuar kanë tentuar të kalojnë në doganë pa plotësuar më parë formularin e nevojshëm. Pasi janë sqaruar prej policisë se nuk mund të udhëtojnë pa plotësuar më parë formularin janë kthyer mbrapsht.

Pak orë me vonë, të njëjtët persona, kanë paguar shtetasit grekë me origjinë shqiptare, të cilët punojnë si taksistë piratë mes dy vendeve, për t’u pajisur me formularë të falsifikuar dhe tentuan të kalojnë sërish në pikën kufitare në bordin dy furgonëve me targa greke.

Pas verifikimeve të kryera në sistem u konfirmua se të arrestuarit në vend të plotësonin formularin sipas ligjit e kanë falsifikuar atë. Ata janë penalizuar me gjoba nga 150 në 5000 euro dhe u lanë të lirë me kusht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   RENEA operacion blic. Kush është emri i njohur që i shpëtoi atentatit mafioz

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...

Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Takimi i zgjeruar...