Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fadromat e IKMT-së në “Prestige Resort”/Meta: Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rr*spijeve

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fadromat e IKMT-së në “Prestige Resort”/Meta: Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rr*spijeve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur indinjatën për rastin në “Prestige Resort”, ku ka zbarkuar IMKT për të shembur dy pishina. Ai shprehet se aksioni i paligjshëm i IKMT-së në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.

Ja se çfarë shkruan Meta

KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.

Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!

Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!

Ervin Salianji: Regjimi nuk njeh ligj dhe normë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka thënë se ky shtet nuk njeh norma dhe ligj. Ai citon se kryeministri Rama urdhëron sulmin ndaj “Prestig Resort” në sezon turistik, përdor institucionet shtetërore si lodra personale dhe pa paralajmërim. Për të, ky është mesazhi që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore.

“Regjimi nuk njeh ligj dhe normë, shkel dhe dhunon çdo normë demokratike, përpiqet të dhunojë dhe godasë cilindo që mendon ndryshe!

Ndërkohë që Shqipëria po mbytet nga kioskat e ndërtimeve pa leje dhe po zaptohet nga miqtë e regjimit ku po zaptohet çdo copë në bregdet, ndërkohë Edi Rama urdhëron sulmin ndaj “Prestig Resort” në sezon turistik, përdor institucionet shtetërore si lodra personale, pa paralajmërim, pa shkresë, në shkelje të ligjit dhe pa dhënë mundësitë e mbrojtjes dhe garancive ligjore dhe para gjykatës! Ky është mesazhi më i qartë i abuzimit shtetëror! Është mesazhi mafizoz qeveritar që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore!

Damka e turpit i mbetet qeverisë dhe Ramës por dëmi bie mbi turizmin dhe investitorët! Pas 20 vitesh politikë Rama kthehet me moton të shkatërrohen resortet të mbijnë kioskat!

Alfred Peza ironizon Ramën

Drejtori i mediave “Panorama”, Alfred Peza, thotë se ajo që po ndodh në “Prestige Resort”, janë një imazh i keq për Shqipërinë.

“Këto pamjet po bëjnë xhiron rrjetit dhe të botës, dhe është reklama më e keqe që mund ti bëhet Shqipërisë. Shqipëria ka pasur nevojë për shumë gjëra. Ne kemi vuajtur nga imazhi i keq. Por të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës dhe me një trup policish dhe inspektorë të IKMT, dhe këto t’ja shpërndash botës në sezonin turistik, kjo është një çmenduri. Është një arritje e madhe në fakt, sepse Rama erdhi në politikë duke shembur kioskat dhe tani ia ka dalë që të shembë resorte me 5 yje.

Është arritje e madhe që të fillosh nga kioskat dhe të arrish deri tek resortet me 5 yje dhe të shembësh pishina. Luks i shfrenuar për një vend si Shqipëria. Duhet të jesh këtu ta kuptosh, dhe ta kuptosh këtë metamorfozë jo pozitive”, tha nder të tjera Peza.

Genc Pollo: Sulmi është për të disiplinuar median

Aksioni i IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort” në Golem, nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pa asnjë paralajmërim është ndërhyrë për të prishur dy pishinat e resortit.

Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar për sulmin që IKMT bëri në “Prestige Resort”, duke shembur dy pishina.

“Sulmi ndaj Prestige Resort është për të disiplinuar median; për të bërë shembull!

Do të dështojë!!!”, shkruan ai në Facebook.

Tags: Alfred PezaErvin SalianjiGenc PolloMetarama

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
“Jam pa fjalë për këtë çmenduri!”, kreu i Unionit Turistik shqiptar: Në “Prestige Resort” janë 200 dhoma me turistë

“Jam pa fjalë për këtë çmenduri!”, kreu i Unionit Turistik shqiptar: Në "Prestige Resort" janë 200 dhoma me turistë

Samiti në Beograd! Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për ID u finalizua falë “Ballkanit të Hapur”

Samiti në Beograd! Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për ID u finalizua falë "Ballkanit të Hapur"

Bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi. Është sulm politik!

Bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi. Është sulm politik!







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin
Bota

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

by mirseda
21:22 | 15/01/2026
0

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të enjten se aktiviteti i...

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com