Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Evropa kërcënohet nga thatësira, preket jugu i Shqipërisë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Evropa kërcënohet nga thatësira, preket jugu i Shqipërisë

Temperaturat gjithnjë e më në rritje në të gjithën Evropën, duhet të nxisin qeveritë kombëtare të marrin masa emergjente për të trajtuar thatësirën. Një raport i ri, i kryer nga WWF dhe AB InBev, sinjalizon se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve, dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës.

Studimi tregon se keqmenaxhimi i burimeve ujore të shteteve anëtare mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat – Direktiva Kuadër e Ujërave (WFD). Një mision kyç i legjislacionit është të zbusë ndikimet e thatësirës dhe të sigurojë që ekosistemet e ujërave të ëmbla të jenë të qëndrueshme për të përballuar një klimë në ndryshim dhe më pas të jenë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mirë gjatë periudhave të thata.

Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik mjaft të lartë krahasuar me të tjerët, në nivel global. Përsa i përket mungesës së ujit dhe thatësirës, Kiev renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bucharest (101), Budapest (171) dhe Sofje (278). Në tërësi, Shqipëria hyn në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë është i shënuar me të kuqen alarmante, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.

Raporti thekson se ndryshimet në disponueshmërinë e ujit mund të ndryshojnë shumë në nivel lokal dhe rajonal. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në kushtet klimatike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të rajonit, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore.

Gjetjet kryesore:

– Thatësirat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe të rënda në të gjithë Evropën. Edhe vendet më veriore, si rajoni Baltik dhe Suedia, po përjetojnë shenjat e para paralajmëruese të thatësirës.
– Ekosistemet e ujërave të ëmbla janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike dhe janë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mjaftueshme gjatë periudhave të thata. Ata madje mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimeve, të tilla si ndryshimet e temperaturës dhe thithjen e ruajtjen e karbonit.
– 60% e ujërave sipërfaqësorë të BE-së (lumenjtë, liqenet, përrenjtë) nuk janë të shëndetshme, duke mos arritur të përmbushin kërkesat e “statusit të mirë” të WFD.
– Pothuajse të gjithë lumenjtë e Evropës kanë pasur rrjedhat e tyre të rregulluara nga digat apo rezervuarët, në mënyrë që të rrisin kapacitetin e tyre për të siguruar ujë për përdoruesit.
– Rezervuarët ofrojnë vetëm një furnizim të kufizuar të ujit dhe pengojnë balancën natyrore të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. /Monitor

 

 

Tags: evropekercenohetshqiperithatesire

TË LIDHURA

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj
Aktualitet

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Next Post
Një ditë super e nxehtë sot, ja sa do shkojnë temperaturat

Një ditë super e nxehtë sot, ja sa do shkojnë temperaturat

Policia rrethon Teatrin Kombëtar, merret zvarrë regjisori Budina (foto)

Policia rrethon Teatrin Kombëtar, merret zvarrë regjisori Budina (foto)

Policia ‘blindon’ Teatrin Kombëtar, përplaset fizikisht me artistët (video)

Policia ‘blindon’ Teatrin Kombëtar, përplaset fizikisht me artistët (video)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

by mirseda
17:07 | 18/04/2026
0

Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh...

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com