Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Eurovizion, një identitet evropian i humbur?

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Eurovizion, një identitet evropian i humbur?

Nga: Gökçe Özçiftçi “Daily Sabah”

Shumë pyetje më erdhën në mendje gjatë kohës që po shihja festivalin e këngës Eurovizion 2021. E para dhe më kryesorja ishte: Sa evropian në fakt është Eurovizioni? Në fakt, kur po shikoja vendet pjesëmarrëse, vura shpejt re se një numër i konsiderueshëm shtetesh që morën pjesë në këtë garë artistike nuk ishin gjeografikisht në Evropë.

Prandaj pyes: A po e promovon Evropën Eurovizioni?Nuk do të ishte krejtësisht e gabuar të thuash se kur e sheh këtë festival të përvitshëm të krijohet jo pak konfuzion. Këtë vit, në garë morën pjesë vende të tilla si Australia, Izraeli, Azerbajxhani, Rusia dhe Bjellorusia.

Historikisht, Eurovizioni ka pasur si qëllim të ishte një ngjarje pan-evropiane, që vlerësonte përmes muzikës vendet në të gjithë Evropën. Sidoqoftë, mënyra sesi ka evoluar ky aktivitet nuk e bën atë më pan-Evropian, por më shumë një konkurs global të muzikës, të financuar kryesisht nga vendet evropiane.

Në fakt, “Pesëshja e Madhe” e përbërë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, janë kontribuesit më të rëndësishëm në Bashkimin Evropian të Transmetimeve (EBU), që e organizon çdo vit këtë festival me ndihmën e vendit pritës.

Në fillim, pjesëmarrësit këndonin në gjuhët e tyre kombëtare. Por me kalimin e viteve, anglishtja u bë gjuha kryesore e këngëve në këtë garë, dhe tani ky aktivitetet po zgjerohet përtej kontinentit.

Diversiteti dhe pjesëmarrja globale, janë tendencat e sotme të promovuara në të gjithë botën. Ne shohim reflektimet e tij në të gjitha sferat publike ose shoqërore. Në këtë kontekst, Eurovizioni mund të shihet si një platformë tjetër ku konservatorizmi zëvendësohet nga vlera të ndryshme.

Ndikimi i madh i politikës

Për më tepër, nëse Eurovizioni bie apo jo viktimë e politikës ditore, kjo është një pyetje që është ngritur prej shumë vitesh. Mund të thuhet se edhe pse rregullat zyrtare të festivalit  ndalojnë përdorimin e politikës në çfarëdo forme, ato nuk janë zbatuar me përpikëri.

Sistemi i votimit ilustron implikimet e tij politike,edhe pse që është kritikuar shumë herë nga media dhe publiku. Fituesi i madh vendoset nga pjesë të barabarta pikësh të jurive kombëtare dhe publikut. Rrethana e veçantë e supozimit tim, vjen pikërisht nga ajo që kam nënvizuar unë si shikuese.

Është një fakt që votat e publikut nuk mund të mohohen. Gjithsesi, vlerësimet e jurive kombëtare janë pak më problematike. Në këtë kuptim, 12 pikë nga juria kombëtare e Greqisë shkuan për përfaqësuesen e Qipros dhe anasjelltas.

Në të dyja rastet, vendimet u brohoritën nga audienca. Për më tepër, Britania e Madhe nuk mori asnjë pikë nga juritë kombëtare apo publiku, gjë që është një situatë unike. Ndoshta këtë herë u reflektua efekti i Brexit, dhe zemërimi i evropianëve të kontinentit u kanalizua përmes Eurovizionit.

Gjithashtu, në mënyrë më të habitshme, përfaqësuesit e Islandës shfaqën një flamur të Palestinës gjatë edicionit të vitit 2019 në shenjë proteste kundër Izraelit, që pak kohë më parë kishte shënjestruar civilët me bombardime. Sigurisht, shumëkush mund të shtjellojë më tej çështjen e ndikimit politik që ka ky festival.

Së fundmi, në lidhje me pyetjen time që është edhe titulli i këtij artikulli, përgjigjja është se Eurovizioni nuk duket se stimulon më identitetin evropian. Megjithatë, mund të bëhen ndryshime për të rivendosur një “vizion” të përbashkët evropian.

Theksimi i asaj që është vërtet evropiane, me më pak ndërhyrje politike dhe me më shumë neutralitet do të na rikthejë në ambientin e dikurshëm të këtij festivali. Sidoqoftë, urime Italisë, e cila fitoi edicionin e këtij viti me grupin“Maneskin”.

Burimi i lajmit: https://www.dailysabah.com/opinion/op-ed/eurovision-a-lost-european-identity

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: europianEurovisionidentitet i humbur

TË LIDHURA

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen
Kuriozitete

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

20:44 | 02/07/2025
Next Post
‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare

‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare

Sherr mes dy grupeve në Turqi, qëllohet për vdekje i riu shqiptar (Emri)

Sherr mes dy grupeve në Turqi, qëllohet për vdekje i riu shqiptar (Emri)

Ekzekutimi i Delon Troqes/ Lala jep detaje: Mund të jetë urdhëruar në Spanjë

''Gërdeci''/ Lala: Mediu mund të gjykohet i vetëm, ja çfarë pritet të ndodhë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës
Rajoni

Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës

by mirseda
10:29 | 04/07/2025
0

Mëngjesin e sotëm, në disa qytete të Serbisë u organizuan bllokada trafiku në shenjë proteste kundër brutalitetit...

Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

10:22 | 04/07/2025
Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

09:37 | 04/07/2025
Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

09:14 | 04/07/2025
Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

09:12 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com