Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro po forcohet nga rritja e çmimeve të importit dhe blerja e energjisë

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Euro po forcohet nga rritja e çmimeve të importit dhe blerja e energjisë

Euro fitoi terren në kursin e këmbimit me Lekun për të pestën ditë radhazi ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 121.65 Lekë dhe që nga e marta e kaluar ka fituar 0.36 Lekë. Ekspertë të këmbimit valutor nga sektori bankar shprehen se mbiçmimi i Lekut në ditët e fundit mund të lidhet me disa arsye.

Një ndikim të lehtë mund të ketë pasur ankandi i blerjes së valutës që u krye të hënën në Bankën e Shqipërisë. Por, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor më i rëndësishëm, që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg. Në mënyrë më specifike, një produkt që mund të ndikojë raportet në kursin e këmbimit është energjia elektrike. Vlera e blerjeve të energjisë elektrike nga importi në vazhdim pritet të jetë e lartë, për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë në bursa.

Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për valutë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa pritshmëritë janë sërish për rritje gjatë javëve në vazhdim. Në tërësi, vala e rritjes së çmimeve mund të ketë një impakt të ndjeshëm negative në bilancin tregtar të vendit. Për muajin shtator, deficiti tregtar u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Keqësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë në teori do të ushtrojë presione nënçmuese në kursin e këmbimit të monedhës kombëtare, sidomos kundrejt Euros, që është edhe monedha kryesore në të cilën realizohen importet e vendit. Në ankandin e programuar që u zhvillua dje, edhe Banka e Shqipërisë dha një sinjal të lehtësimit të kërkesës për Euro, duke blerë sasi ndjeshëm më të ulët valute krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.

Deri tani, kursi i këmbimit në vjeshtën e këtij viti ka shfaqur një ecuri jo shumë të zakonshme krahasuar me sjelljen e tij historike. Zakonisht, në këtë periudhë të vitit Euro ka rifituar pike, pas nënçmimit të zakonshëm sezonal që pëson në muajt e verës. Një e gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur dhe agjentët e tregut e shpjegojnë me ofertën e lartë të Euros në treg.

Vetëm në javën e fundit Euro po jep sinjale forcimi ndaj Lekut, megjithatë, deri tani revanshi i Euros në kursin e këmbimit ngelet i kufizuar. Kursi i këmbimit Euro Lek është 2.25 pikë ose rreth 1.8% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht, kursi është afërsisht në të njëjtat nivele me fillimin e muajit gusht, që zakonisht shënon momentin më të favorshëm për Lekun në kursin e këmbimit me Euron. Megjithatë, vala e rritjes së çmimeve duket se mund t’i ndryshojë disi perspektivat e kursit të këmbimit në afatin e shkurtër, duke favorizuar pritshmëritë për një mbiçmim të Euros kundrejt Lekut. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Tags: blerja e energjiseeurokembimi valutor

TË LIDHURA

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj
Aktualitet

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Next Post
Në komunat shqiptare: VV 30%, LDK 27%, PDK 25%

Në komunat shqiptare: VV 30%, LDK 27%, PDK 25%

Zbulohet akrepi i lashtë i madhësisë së qenit

Zbulohet akrepi i lashtë i madhësisë së qenit

Edhe në pandemi, shqiptarët i rritën shpenzimet për veshje e këpucë

Edhe në pandemi, shqiptarët i rritën shpenzimet për veshje e këpucë

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com