Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro arrin në nivelin më të lartë të vitit, a po ndikon koronavirusi

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Euro arrin në nivelin më të lartë të vitit, a po ndikon koronavirusi

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë përgjatë dy ditëve të fundit, duke u ngjitur sot në kuotën e 122.48 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i këtij viti dhe më i larti që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar.

Aktorët e tregut pohuan për Monitor se arsyeja e kryesore e forcimit të euros është ndikimi i tregjeve ndërkombëtare. Euro është forcuar në bursa përkundrejt dollarit. Për shkak edhe të volumeve të ulëta tregtare, forcimi në tregjet  ndërkombëtare është reflektuar më shumë në tregun vendas. Ekspertët përjashtojnë ndikimin nga përhapja e koronavirusit në Itali dhe vende të tjera të Evropës.

Në bursat ndërkombëtare euro është forcuar ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit, pasi kishte rënë ndjeshëm poshtë 1.08 dollarëve në 25 shkurt pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit në Itali dhe kthimit në një pandemi, duke iu afruar nivelit më të ulët nga prilli 2017. Një euro u këmbye sot në bursa me 1.094 dollarë, me një rritje prej 0.61% me bazë ditore.

Euro e mori disi veten kundrejt monedhës së gjelbër gjatë ditës së sotme, pasi tregtuesit po presin raportin se Ministri i Financave të Gjermanisë po shqyrton lehtësimin e shtrëngimeve fiskale me qëllim nxitjen e ekonomisë që ka ngecur.

Bursat kanë qenë të trazuara ditët e fundit, pasi virusi tani po përhapet më shpejt jashtë Kinës sesa brenda, duke shkaktuar frikë se ndikimi ekonomik i frenimit të udhëtimit, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe kërkesa në rënie mund të jenë shumë më të mëdha nga sa parashikohej më parë.

Agjencia Vlerësuese Moody’s ka thënë se nëse epidemia kthehet në pandemi, atëherë rrezikohet një recesion global. “Koronavirus ka qenë një goditje e madhe për ekonominë kineze, e cila tani po kërcënon të trokasë ekonominë globale nga biznesi. Një recesion global ka të ngjarë të ndodhë nëse COVID-19 do të shndërrohej në një pandemi, dhe shanset për këtë ndodhi janë të larta, ndërsa rastet në Itali dhe Korenë e Jugut rriten. Ekonomia amerikane është më e izoluar nga ndikimi i virusit, por nuk është imun, dhe madje në këtë skenar ndoshta do të pësonte rënie”, tha agjencia. /Monitor

Tags: arrineurokoronavirusmë të lartëndikonnivelintregunvendasvitit

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
“Bën show politik e presidencial”, Gjonaj ia kthen Metës (VIDEO)

“Bën show politik e presidencial”, Gjonaj ia kthen Metës (VIDEO)

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Dronë dhe robotë dezinfektues për të luftuar koronavirusin

Dronë dhe robotë dezinfektues për të luftuar koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com