E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

“Bën show politik e presidencial”, Gjonaj ia kthen Metës (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është përgjigjur sot akuzave të presidentit Ilir Meta. Duke folur në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se sulmet e padenja ndaj saj nga Presidenca, nuk ia lehtësojnë dot hallin që Meta ka me Reformën në Drejtësi.

“Dal te shtjelloj me përgjegjësi të plotë politike, profesionale e qytetare një temë që është thirrur në temë për protestë nga Presidenti.

Se kam bërë ketë shtjellim më parë, se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë.

S’e bëj për t’ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësit të tij.

Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtesi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.

Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij, që s’janë në përputhje me interesat e tij kushtetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...