Pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Durrësit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Twitter, se porti i Durrësit duke qenë porti më i rëndësishëm në Shqipëri, thekson se ata që punojnë atje duhet të maten mirë me ligjin.
“Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan ministri.