E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Mungesa e pazëvendësueshme e Kiço Blushit!

Nga Luan Rama

Ikja e Kiço Blushit erdhi e heshtur, erdhi e ngjashme si ikja e anijes që humbet me diellin tutje në horizont, ndërsa e presin të tjera brigje.

Sepse kështu e donte ikjen ai vetë. I neveriste zhurmat, tam-tamet, butaforitë.

Nuk i donte titujt e dekoratat pas të cilave rendnin pa u lodhur shumë të tjerë. Mbi çdo gjë, urrente hipokrizinë dhe servilizmin.

Kiço Blushi nuk ishte. Kiço Blushi është.

Është referencë përfaqësuese e brezit të shkrimtarëve të viteve 1970 – 1980 si prozator, si kineast e skenarist i rendit të parë, e po aq edhe si botues e publicist, mendjehapur e gjithnjë me një konstante angazhimi qytetar, që asnjëherë nuk e negocoi me askënd e për asgjë!

Sfidant e stoik, fisnik në heshtjen e vet e uragan kur fjalës i jepte përmasën e përjetimit të tij shpirtëror, Kiço Blushi është ndër ne modeli për të na dëshmuar angazhim qytetar dhe përgjegjësi intelektuale, fisnikëri e dinjitet, mbi të cilat lartohet njeriu si bartës vlerash jo vetëm për vete.

Mungesa e tij është e pazëvendësueshme. Prandaj ai nuk ishte. Kiço Blushi është i pazëvendësueshëm edhe në mungesën e vet…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...