Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Është në dijeni për bisedimet mes Thaçit e Vuçiç”, Kurti akuzon Grenell për rrëzimin e tij

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Është në dijeni për bisedimet mes Thaçit e Vuçiç”, Kurti akuzon Grenell për rrëzimin e tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për “Foreign Policy”, ku ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje.

Në këtë intervistë, Kurti komenton mocionin e mosbesimit që e rrëzoi nga qeveria, si edhe flet për rolin e ambasadorit Richard Grenell, në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës thotë se Grenell ka gisht në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj tij. Ai vazhdon më tej duke thënë se mes Presidentit të Kosovës, Serbisë e SHBA-ve ka një marrëveshje sekrete.

Por pavarësisht kësaj, Kurti shprehet falënderues ndaj Grenell, teksa shprehet se e ka ndihmuar në arritjen e disa marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

“E kam takuar ambasadorin Grenell menjëherë pas zgjedhjeve që i kemi fituar në nëntor të vitit të kaluar. Në atë kohë, ai thoshte se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe që Serbia duhet ta ndalë fushatën e çnjohjeve, me të cilën Serbia po lobon gjithandej nëpër shtete të caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe po vendos pengesa të ndryshme në parandalimin anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Më vonë, në janar ai erdhi përsëri në Kosovë dhe e ritheksoi të njëjtën gjë. Por, pasi u kthye nga Beogradi, ai filloi ta dorëzonte, pak nga pak, kërkesën që Serbia ta ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve. Ishte vetëm, “Ju [Kosova] duhet t’i hiqni tarifat”.

Atëherë kur ambasadori Grenell nuk mund të më thyente mua, e filloi presionin mbi partnerin e koalicionit. Mesa duket vetëm duke i kërcënuar ata, por ndoshta edhe duke iu bërë ndonjë ofertë atraktive të radhës për udhëheqjen e qeverisë, që është ajo që në të vërtetë e duan ata. Duke i thënë “ju jeni nën hijen e z. Kurti. Nuk mund të vini në pushtet. Vetëm votojeni mocionin e mosbesimit. Hiqeni reciprocitetin” e kështu me radhë.

Njerëzit frikësohen që kjo fantazmë e ka gjetur ambasadorin Grenell dhe ai do të shkojë ndërmjet dy presidentëve për ta bërë shkëmbimin e territoreve, e që mund të jetë interesante këtë verë por sigurisht do të krijojë konflikte të reja dhe gjakderdhje të reja për shkak se asnjë fshat nuk dëshiron të përfundojë në anën e gabuar të kufirit.

E unë mund ta imagjinoj se ai është i interesuar për nënshkrime në fund të marrëveshjes, e jo për tekstin mbi nënshkrime. Ngutja e tij e shtyn atë në të njëjtën anë me Beogradin, sepse nëse do marrëveshje të shpejtë, atëherë ushtron presion mbi palën e dobët. Mendoj se ai mund të mos ketë marrë pjesë nuk marrëveshjen në mes të Thaçit dhe Vuçiçit, por jam i sigurt se ai është në dijeni lidhur me bisedimet sekrete dhe se e di përmbajtjen e tyre. Atij i duhet një marrëveshje. Atij i duhet një marrëveshje, të cilën mund të tregojë se krizat ndërkombëtare mund të zgjidhen paqësisht, edhe nëse nënkupton shkëmbim territoresh. Mendoj që shkëmbimi territorial shkakton më shumë refugjatë e më shumë konflikte dhe jo kufij të rinj ashtu siç mund t’i mendojnë ata. Mund t’i vizatosh në një copë letre, por pastaj në realitetin në terren, nuk mund të bëhen pa konflikt”, tha Kurti.

Tags: Albin KurtimocioniRichard GrenellSerbia

TË LIDHURA

I akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari
Rajoni

I akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

14:03 | 11/06/2025
Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

22:57 | 10/06/2025
Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe
Rajoni

Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

17:01 | 10/06/2025
Next Post
Masat lehtësuese/ Rama zbulon planin e hapjes

Masat lehtësuese/ Rama zbulon planin e hapjes

“A mund të hap lokalin?”, Rama ia pret shkurt qytetarit

“A mund të hap lokalin?”, Rama ia pret shkurt qytetarit

Franca do shpërndajë maska falas për popullatën

Franca do shpërndajë maska falas për popullatën

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi
Sport

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

by mirseda
11:54 | 13/06/2025
0

Elbasani duket ende ‘i fikur’, teksa po afrojmë në gjysmën e muajit qershor dhe klubi ‘verdheblu’ ende...

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

11:53 | 13/06/2025
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë

11:50 | 13/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

11:33 | 13/06/2025
Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. Lënda e rrezikshme për shëndetin

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. Lënda e rrezikshme për shëndetin

11:31 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com