Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

Nga: Skënder Minxhozi

Ka një pritshmëri deri diku komike në qarqet e opozitës shqiptare dhe mediat e përkrahësit e saj të deklaruar, për një fitore të mundshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane. Nga shumë aspekte, ky ilaritet deklaratash e tifozllëku i ngjan dallgës së optimizmit të katër viteve më parë, kur opozitarët e Tiranës kujtuan se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për Edi Ramën dhe qeverinë e tij në Tiranë do të vinin ditë të zeza. Si kompensim i një deklarate të pavend dhe të pamend, që kryeministri shqiptar kishte bërë në shtypin amerikan në lidhje me presidentin e sapozgjedhur.

Nuk ndodhi as linçimi i Ramës në sytë e opinionit botëror nga presidenti kontrovers amerikan dhe as linja zyrtare e SHBA ndaj vendit tonë nuk ndryshoi. Ndodhi në fakt krejt e kundërta. Rama i kaloi dy krizat më të rënda politike të qeverisjes së tij pas vitit 2013, me një administratë amerikane pas shpatullave. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë në katër vitet e fundit, pra pas fitores së Trump në SHBA, “truproja” reale e qeverisë shqiptare, duke prerë ende pa lindur, çdo tentativë të opozitës për të sulmuar deri edhe fizikisht godinën e qeverisë e institucionet e tjera të shtetit.

Në Çadrën e vitit 2017, ashtu si në krizën e mandateve në vitin 2019, apo në zgjedhjet lokale të po atij viti, amerikanët “e Donald Trump” kanë qenë garantët e palëvizshëm të hedhjes poshtë të çdo nisme të opozitës për të destabilizuar vendin. E kjo nuk ka ardhur pasi kanë ndonjë disponim pozitiv posaçërisht për Edi Ramën. Thjesht nuk e urrejnë në termat që PD, LSI dhe fansat e tyre prisnin në nëntorin e vitit 2016.

Kur kjo s’ka ndodhur herën e parë, aq më pak është e pritshme të ndodhë herën e dytë. Impakti i zgjedhjeve amerikane në ngjarjet politike të Shqipërisë pritet të jetë mëse minimal, pasi linja zyrtare e Uashingtonit ndaj vendit tonë nuk ka pësuar luhatje në dekadën e fundit.

Prandaj përjetimi i garës mes Trump dhe Biden, si një pasdite proteste opozitare në dyert e kryeministrisë, është diçka komike dhe krejt jashtë kontekstit e realitetit. Nëse fiton Trump do të kemi katër vjet më tepër nga kjo që kemi parë e jetuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Nëse fiton Biden do të kemi thjesht hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të një njeriu që në karrierën e vet ka deklaruar fjalët “…do të vazhdoj me çdo ind të trupit tim, për ta mbajtur Amerikën të përfshirë me trupa, që të jenë të gatshme të qëllojnë dhe
të vrasin, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan…”. Nga një njeri i tillë nuk mund të ketë frikë asnjë politikan shqiptar, sado i sklerotizuar dhe i shfytyruar nga interesi i tij hileqar politik. As Edi Rama, as Lulzim Basha!

Tags: bashaDonald Trumpramaskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Kosovë: 3 viktima dhe 79 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kosova regjistron rekord, mbi 700 raste me Covid në 24 orë

Zbulohen drejtuesit e festivalit të dhjetorit në RTSH

Zbulohen drejtuesit e festivalit të dhjetorit në RTSH

Drafti/ Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj, palët të mos devijojnë nga marrëveshja

Kim me kritika për vettingun: Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është dënuar







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com