Mbrëmjen e sotme, në premierën e komedisë “2 Gisht Mjaltë” , janë publikuar imazhet e dy protagonistëve kryesorë, të Ermal Mamaqit dhe të Elvana Gjatës. Këngëtarja, e njëkohësisht aktorja ka zgjedhur të veshë një fustan ngjyrë bizele të shkurtër.
Komedia ka marrë komente dhe shumë pëlqime në rrjetet sociale, e vlen të theksohet se pjesë e kastit të filmit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.