Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Eliminimi i Hekuran Billës, Adiola Lakra: Celularin e shita te “Dollari”

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eliminimi i Hekuran Billës, Adiola Lakra: Celularin e shita te “Dollari”

Rëndohet pozita e Adiola Lakrës pas fakteve të reja që kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e komunës së Parisit.

Prokuroria ka dyshime se vajza ka zhdukur telefonin e për pasojë në këtë mënyrë ka tentuar të fshehë provat. Vetë 26 vjeçarja ka treguar se e ka shitur celularin që përdorte para vrasjes së Billës.

“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës iPhone X10 me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whats up dhe tjetrin për të kryer thirrje.

Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whats up, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “Dollari” në qendër të qytetit.

Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur te regjistruar në emrin tim”.

Më pas 26 vjeçarja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, në lidhje me zhdukjen e aparatit celular që kishte në përdorim, duke pretenduar se e ka thyer nga zemërimi.

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20.30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa.

Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person.

Ne telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”.

Sipas grupit të hetimit dëshmia e Adiola Lakrës  është kontradikotre dhe e pabesueshme. Prokuroria dyshon se ky fakt e implikon Lakrën në vrasjen e Billës. Gjithashtu i pabesueshëm për grupin hetimor është edhe fakti që 26 vjeçarja nuk mban mend numrin e celularit dhe emrin e personit në të cilin është i regjistruar.

Për hetuesit është i paqartë edhe fakti pse Lakra ka lejuar ish-të dashurin Sebastian Mali që t’i bëjë ftesë nga Instagrami  i saj Hekuran Billës. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga edhe nip e dajë Sebastian Malin dhe Viktor Markun.

Të tre të dyshuarit kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, por togat e zeza i kanë lënë në burg. Ndërkohë nga policia është shpallur në kërkim edhe një person i katërt që dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit dhe ka larguar Viktor Markun nga vendi i ngjarjes,  me makinën që u gjet e djegur në Pezë. Nga aty dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet./abcnews.al

 

Tags: Adiola Lakraekzekutimhekuran billa

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Kryemadhi: Ju tregoj se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Hajdari, forcë e tretë

Kryemadhi: Ju tregoj se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Hajdari, forcë e tretë

Vuçiç jep lajmin e shumëpritur, paralajmëron daljen e vaksinës deri në fund të vitit

Vuçiç jep lajmin e shumëpritur, paralajmëron daljen e vaksinës deri në fund të vitit

“Pija ngjan si urinë”, Rudina Magjistari nuk ia përton ndjekëses (FOTO-VIDEO)

“Pija ngjan si urinë”, Rudina Magjistari nuk ia përton ndjekëses (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com