E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Elez Biberaj, dokumentet që Sigurimi mblidhte për të

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Nga Kastriot Dervishi

Për personat e spikatur dhe me cilësi si kundërshtarë të regjimit komunist, organi i zbulimit politik hapte dosje përpunimi ose fashikull verifikimi. Një dosje as fashikull dhe as përpunimi, është edhe ajo në ngarkim të Elez Biberajt. Koha e informacioneve është në vitet 1981-1990. Biberaj ishte nga viti 1978 anëtar i Shoqatës së Studimeve Shqiptare. Familja e tij ishte arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi vitin 1951 dhe vendosur në SHBA në vitin 1968. Në dhjetor 1980 ai filloi punë në “Zërin e Amerikës”.

Hapje e një dosje ndaj tij u bë fill pasi filloi punë në “Zërin e Amerikës”. Teknika e ndërtimit të dosjes është e thjeshtë. Ajo përbëhet nga raportet e rezidenturës së misionit shqiptar në OKB dhe përpunimi që u bëhej pa cilësi atyre nga Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB.

Dosja mund të konsiderohet e dështuar pasi nuk ka realizuar asnjë objektiv. Edhe informacionet si ky bashkëlidhur, janë tejet naive.

Sipas shënimeve, Biberaj ishte treguar i vendosur për të bërë të njohur shtypjen jugosllave në Kosovë, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi.

Kontributi i Biberajt për çështjen e Kosovës në fakt po kapërcente vite dhe institucione.

Në raport një propozimi të datës 25.6.1982, të përpiluar nga punëtori operativ Ylli Nushi dhe miratuar nga kryetari i Degës së 5- të në Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, sokrat Çomo, thuhej se “qarqet politike dhe ushtarake të SHBA-së” kishin thurur e thurnin “vazhdimisht plane dhe komplote kundër vendit tonë”, për realizimin e të cilave përdornin edhe emigracionin politik shqiptar.

Më 2.5.1982 Biberaj mbajti referatin “Shqipëria dhe bota e tretë” në Universitetin “Columbia” në Nju-Jork, studim i cili hidhte dritë mbi aspekte ideologjike, politike, ekonomike, kulturore të Shqipërisë. Në Nju-Jork, në misionin diplomatik të Shqipërisë, ndodhej oficeri i Sigurimit, Todi Rizo (vijuan më pas Bashkim Spaho, Ilia Zhulati, etj).

Ai rakordonte të dhënat e përtuara kryesisht nga burime të hapura si gazetat, revistat, radio, etj, si dhe nga persona që bënin lojë të dyfishtë, duke e futur e zhytur keq në kundërinformacione.

Në analizën e fakteve të sjella, informacioni ashtu si ishte përpunohej në Tiranë.

Kjo lidhje midis të dyve, me shënime të drejtuesve të Drejtorisë së Tretë, është “përndjekja” që pasuronte dosjen e Biberajt me të dhëna. Më 26.6.1982 u hartua plani i parë në drejtim të Elez Biberajt. Theksi vihej te grumbullimi i të dhënave biografike.

Sigurimi ishte vazhdimisht në vështirësi për të ndërtuar një vijë logjike të informacionit.

Pavarësisht kësaj, del qartë se Biberaj ishte shumë i interesuar për çështjen e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi. Në raportin e datës 18.7.1984 shënohej se Biberaj ishte “në shërbim të zbulimit Merimangës”. Me “Merimanga” kodikohej SHBA-ja.

“Është tip shumë i zgjuar dhe i thellë në mendime. Në të menduar është liberal. Me të mund të ulesh për të biseduar pavarësisht nga mendimet e ndryshme që ai ruan”-thuhej midis të tjerash në këtë info. Përfaqësia diplomatike shqiptare në Nju-Jork e telefonon vazhdimisht për ta takuar, por Biberaj thotë se pavarësisht se ishin shqiptarë, “qëndronin larg” dhe nuk lidheshin në asnjë pikë takimi.

Ai nuk mund të pranonte asnjë takim për aq kohë sa politika e Shqipërisë me SHBA-në nuk kishte ndryshuar apo “nuk do ndryshonte kurrë” siç thonin diplomatët shqiptarë atje.

Në një shënim të datës 23.3.1985 thuhet se “në materialet mbi Kosovën del kundër jugosllavëve dhe në mbrojtje të çështjes së Kosovës”. Në analizat vijues, analizohet studimi “Shqipëria dhe Kina 1962-1978”.

Në një analizë të botuar më 18.4.1985 në gazetën “The Sun”, Elez Biberaj shprehej se me vdekjen e Enver Hoxhës “u ul pushteti i tmerrshëm i policisë sekrete dhe u devijua politika e brendshme e dorës së fortë të së kaluarës”. Sipas tij, pritej që ndryshimet të ishin “të ngadalshme dhe graduale”.

Në një analizë tjetër të datës 9.2.1986, sillej në vëmendje shkrimi “Shqipëria pas Hoxhës, dilema e ndryshimit”, botuar në revistën amerikane “Probleme të komunizmit”.

Revista e paraqiste Biberaj si “studiues dhe kryeredaktor me rëndësi për çështjet sovjetike dhe të Europës Lindore në USIA”. USIA ishte Agjencia e Informacionit në SHBA.

Në këtë shkrim, Biberaj thekson faktin se Hoxha “krijoi një shoqëri tepër të centralizuar”, duke pasuri si instrumente terrorin dhe forcën. Sipas shënimit të datës 7.7.1985 ishte “person me rëndësi” dhe se shkrimet e tij paraqisnin “qëndrimin zyrtar të SHBA-së ndaj Shqipërisë”.

Në raportin e datës 25.10.1989 thuhej se akoma nuk ishte arritur ndonjë konkluzion ndaj objektit, çka do të thoshte se fashikulli nuk përmbante elementët e kërkuar për regjimin. Informacioni i fundi i dosjes është i datës 28.6.1990.

Dosja u arkivua më 20.2.1992. Bashkë me fashikullin ishin krijuar më pak se 600 faqe dokumente.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...