Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave për shkak të masave kundër virusit Corona. Mund të tërhiqen paralele me protestat kundër valës së refugjatëve.

“Ne po shohim një trend të përpjekjeve për instrumentalizimin e protestave nga ekstremistët, në veçanti nga ekstremistët e djathtë”, deklaroi presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Thomas Haldenwang, për gazetën “Welt am Sonntag”.

Ajo që ka filluar me propagandë në internet, me teori komploti dhe lajme të rreme për pandeminë, tani po transferohet në botën reale.

Ekstremistët e djathtë po kërkojnë të bashkangjiten me qytetarët që po protestojnë dhe i kanë ftuar aktivistët e vet të jenë sa më aktivë në protesta, theksoi Haldenwang.

“Ekziston rreziku që ekstremistët e djathtë të futen në masën e protestave të qytetarëve që respektojnë të gjitha rregullat kushtetuese dhe në një moment të dalin në krye të tyre”, thonë autoritetet.

Deri tani në protestat që janë parë në Gjermani nuk vërehet ndonjë koncept apo lëvizje politike pas tyre, sepse protestat po bëhen nga një strukturë heterogjene e njerëzve. Por autoritetet janë të shqetësuara për shkak të mundësisë që ekstremistët të keqpërdorin këto protestat, ngjashëm si në kohën e krizës së refugjatëve, shpjegon Haldenwang.

Edhe ministri i Brendshëm i Renanisvë Veriore-Vestfalisë Herbert Reul mendon se ky rrezik është real: “Nën lëkurën e deleve kemi aktualisht shumë ujq, që me parullat e tyre antidemokratike po përpiqen të futen në mesin e shoqërisë”, theksoi politikani i CDU-së për gazetën “Welt am Sonntag”.

Në protestat për shkak të masave ndaj virusit Corona mund të shihen grupe të ndryshme të shoqërisë – pjesërisht edhe aktivistë të grupeve ekstreme.

Përfaqësuesit e partive në pushtet por edhe ata të opozitës kanë shprehur frikën ditët e fundit se në mesin e protestuesve mund të futen edhe forca antidemokratike që do të përpiqen të instrumentalizojnë këto protesta për qëllime të veta politike.

Mijëra njerëz kanë protestuar në fundjavë në qytetet e mëdha gjermane kundër masave të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2. Gjatë protestave, të cilat kanë qenë shumë më të mëdha sesa është menduar, janë dëgjuar parulla të ndryshme kundër masave të qeverisë, por edhe parulla të ndryshme që kanë lidhje me teoritë e komplotit.

Shqetësime edhe në vendet e tjera evropiane

Protesta kundër masave në kohën e virusit Corona ka pasur këtë fundjavë edhe në shumë vende të tjera evropiane. Në Poloni ka pasur edhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në Britani të Madhe dhe Zvicër ka pasur edhe arrestime.

Autoritetet në Varshavë e kanë quajtur protestën në kryeqytetin polak ilegale, sepse organizatorët nuk kanë pasur kurfarë leje për mbajtje.

Në Hyde Park të Londrës janë arrestuar shumë persona me shpjegimin se protestuesit nuk i kanë mbajtur rregullat e distancës.

Në Britani të Madhe kanë protestuar jo vetëm kundër masave të qeverisë por edhe kundër obligimit të vaksinimit, pas gjetjes së një vaksine kundër këtij virusi.

Policia ka shpërndarë shumë aksione protestash në Zvicër, sepse atje ndalohet mbledhja e më shumë se pesë personave në një vend. Protesta ka pasur edhe në Madrid të Spanjës por dhe vende të tjera. /DW

Tags: ekstremistegjermaniprotesta

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Protesta për Teatrin/ Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen 7 persona

“Ik flini, nuk vjen policia”, Kreshnik Spahiu thumbon Kryemadhin

Teatri nuk ishte çështje e opinioneve, por çështje e drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

by mirseda
11:00 | 10/06/2026
0

10 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në kundërpërgjigje të zëdhënësit të Ministrisë së...

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com