Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ekspertët: Lajeni maskën tuaj çdo ditë, rrezikoheni nga shumë sëmundje

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ekspertët: Lajeni maskën tuaj çdo ditë, rrezikoheni nga shumë sëmundje

I vendosim ato në fytyrë çdo ditë, qeshim, teshtijmë, dhe i ndotim me spërklat tona të pështymës. Pastaj i futim në çantë ose në xhep, vetëm sa për t’i rinxjerrë dhe filluar ngae para. Por, përkundër këshillave zyrtare që duhet të kemi një maskë të pastër sa herë që hyjmë në një hapësirë ​​publike të mbyllur, një sondazh i YouGov zbuloi se shumë njerëz po i përdorin maskat shumë herë midis 2 larjeve.

Ndërkohë 15 për qind e britanikëve, nuk i lajnë fare maskat e tyre të ripërdorshme. Maskat e fytyrës janë krijuar për të penguar përhapjen e spërklave që lëshojmë nga goja dhe hundët tona. Por duke qenë se ato janë spërklat tona, a është vërtet kjo gjë kaq e keqe? Le të shohim faktet.

Sa ndoten maskat e fytyrës, dhe me çfarë lloj mikrobesh?

Nëse do të shkundnit maskën tuaj të përdorur në një pjatë petri në laborator, do të gjenit një shumëllojshmëri bakteresh, virusesh dhe kërpudhash. “Shumica ka të ngjarë të jenë të padëmshme, pasi baktere të tilla gjenden në duart, hundën, gojën apo shumë pjesë të tjera të trupit tuaj”- thotë profesor Keth Noks, ekspert në transmetimin e sëmundjeve ajrore në Universitetin e Lidsit. Por e kombinuar me fërkimin pas lëkurës, dhe lagështinë e shoqëruar me mbajtjen e gjatë të maskës, kjo përzierje mikrobike mund të shkaktojë shpërthime epidemike të “maskneve”.

Çfarë është “maskne”?

Ky është një term i krijuar, për të përkufizuar të gjitha llojet e skuqjeve të fytyrës të lidhura me mbajtjen e maskave, përfshirë aknet, thotë dr.Tivi Marutapu, dermatologe në spitalin Highgate dhe zëdhënës i Fondacionit Britanik të Lëkurës. “Meqë maskat mund të jenë një burim për bakteret, kërpudhat dhe viruset, unë do t’ju rekomandoja ta lani çdo ditë maskën, sidomos nëse e përdorni atë çdo ditë. Pëlhurat e buta si pambuku, kanë më pak të ngjarë të shkaktojnë fërkime sesa fijet sintetike”-shton ajo.

Cili është rreziku për t’u prekur nga Covid-19 nga një maskë e pistë?

Nëse do të ishit prekur nga Covid-19, atëherë maska juaj e fytyrës do të ishte e ndotur më shumë me koronavirus, ashtu si edhe me bakteret dhe viruset e tjera. Maska juaj do të përbënte rrezik për të tjerët nëse ata do ta mbanin atë, ndaj nuk duhet ta shkëmbeni maskën tuaj me dikë tjetër, apo të prekni dikë tjetër pa larë mirë duart.

Ndërkohë frymëmarrja e të tjerëve, është një çështje tjetër. Një studim i vitit 2019 me punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britni, identifikoi viruse të ndryshme të frymëmarrjes në pjesën e jashtme të maskave të tyre, përfshirë gripin dhe adenovirusin, një shkak i të ftohurës së zakonshme.

 Pra, sa shpesh duhet ta lani maskën e bërë prej rrobave?

Në mënyrë ideale, çdo herë pasi e keni veshur. Larja e shpeshtë, është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni në kontakt me individë të prekshëm, thotë profesor Uilliam Ristenpart, inxhinier kimik në Universitetin e Kalifornisë. Ai zbuloi kohët e fundit, se virusi i gripit mund të udhëtonte në grimcat e ndotura të pluhurit, të lëshuara nga një pjesë e kontaminuar e maskës.

Si duhet ta lani

Një larje më ujë të nxehtë është më e mira, edhe pse maskat mund të futen në lavatriçe me rrobat e tjera. Larja duhet të bëhet në ujë me temperaturë të paktën 60 gradë. Një studim zbuloi se maskat prej rrobe të punonjësve në spitalet e Vietnamit, jo vetëm që e nuk mbronin stafin, por ato mund të kishin rritur rrezikun nga Covid-19. Një analizë e mëtejshme zbuloi se problem nuk ishin maskat në vetvete, por fakti që ato laheshin shpesh me dorë.

Pse ju duhet një vendi i veçantë për maskën?

Pasi çantat dhe xhepat, ku gjenden shpesh çelësat dhe duart e palara, mund të jenë të pista. Ekziston gjithashtu një rrezik i vogël, që maska ​​juaj të kontaminojë sende të tjera. “Unë gjithmonë do të rekomandoja trajtimin e maskës, sikur ajo të jetë e ndotur”- thotë Noks.

A mund ta spërkas maskën time me alkool ose dezinfektues, në vend se ta laj?

Jo, pasi rrezikoni të thithni kimikate nga dezinfektuesi. “Gjithashtu, mos harroni se larja e maskës nuk bëhet vetëm për të hequr çdo prani të koronavirusit, por për të hequr të gjitha mikrobet e tjera dhe djersën nga maska juaj e fytyrës”-thotë Noks.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/world/2020/oct/23/masks-ultimate-guide-wearing-storing-cleaning-coronavirus

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: dezinfektueskoronavirusmaska

TË LIDHURA

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
“Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

“Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

Bum infektimesh/ Në spitalet COVID s’ka më vende, sistemi futet në kolaps

“Vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%”/ Dasho: S’është grip i zakonshëm, mund të zgjasë me vite

"Pak respekt ju lutem”, eksperti kap gafën e Ministrisë së Shëndetësisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

by mirseda
12:15 | 12/02/2026
0

Monika kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Kryemadhi nuk i ka kursyer...

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com