Shqipëria

Ekspertë dhe agjentë hyjnë në Kadastrën e Vlorës, marrin dosje dhe informacione të rëndësishme


               Publikuar në : 11:53 - 11/09/19 user tir

Dita e sotme ka nisur me tensione në Kadastrën e Vlorës, kjo për shkak të shkarkimeve të fundit të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve.

“Balkanweb” raporton se zyrtarët e shkarkuar nuk iu lirojnë zyrën pasardhësve të tyre dhe kjo ka bërë që në këtë institucion të ketë një numër të madh policësh, për të shmangur një përplasje të mundshme. Po ashtu thuhet se në ambientet e Kadastrës kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik, të cilët kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur.

“Brenda kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik. Nuk dihet nëse ka hetim për dosjet, por burimet bëjnë me dije se ata kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur. Aty ndodhet edhe një automjet i Ministrisë së Brendshme, si dhe automjete të tjera me intensitet të lartë të policisë. Ky institucion është në qendër të vëmendjes”, shkruan “balkanweb”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT