Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/Çmimi i kripur i biletave, moderatori i njohur shqiptar po ngre Zvicrën në këmbë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekskluzive/Çmimi i kripur i biletave, moderatori i njohur shqiptar po ngre Zvicrën në këmbë

Shqiptarët nga e gjithë bota po i shfrytëzojnë pushimet verore për të ardhur në vendlindjen e tyre. Por, udhëtimi për shumicën prej tyre nuk është gjithmonë i lehtë. Udhëtarët duhet të presin bileta të shtrenjta dhe shpesh ata mund të mashtrohen nga agjenci udhëtimi të rreme, të cilat i ofrojnë shërbimet e tyre online.  Rastet janë të njohura ku agjenci të rreme u japin udhëtarëve bileta falco. Lidhur me këtë situatë një protestë pritet të organizohet nga shqiptarët e Zvicrës, të cilët paguajnë nga 700-800 franga për të ardhur në Prishtinë.  Në një intervistë ekskluzive për “Tirana Today”, moderatori shqiptar i emisionit “Fol Shqip Show”,  Altin Marku, ka folur për nismën që do të marrin shqiptarët, pasi të kthehen nga pushimet. Ai është edhe iniciator i kësaj proteste, ku kërkon që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për të kërkuar të drejtat e tyre.Cila është situata aktuale me të cilën po përballen shqiptarët në Zvicër?

Shqiptaret e Zvicrës përveç se përballen me shumë punë, stres dhe lodhje, tani në pushime përballen me një fenomen që për mendimin tim është i pa zakonte. Të vish nga Prishtina në Zvicër bileta kushton 30 franga. Të udhëtosh nga Zvicra në Prishtinë kushton 700-800 franga.

Kjo me ka bërë që të ngreh zërin për Shqiptarët e Diasporës sepse duke qenë biletat aq të shtrenjta shqiptarët po nisen me makina në këtë kohë të nxehtë dhe marrin një rrugë të gjatë, ku si pasojë e pagjumësisë dhe lodhjes  po ndodhin aksidente dhe po humbasin jetën e tyre. Sikur ka ndodhur shumë raste kohët e fundit. Unë besoj që po të ishin çmimet e biletave normale do shmangeshin aksidentet.

Prishtina destinacioni me i shtrenjtë në Evropë, dhe nuk është as vend turistik, thjesht shqiptarët shkojnë për të vizituar familjarët e tyre. Unë në këtë rast po flas për shqiptarët e Kosovës, por ky fenomen ndodh edhe me shqiptarët e Shqipërisë, dhe Maqedonisë. Dhe do ishte mirë që të  gjithë shqiptarët në të gjitha shtetet e Evropës  te ngrënë zërin për këtë situatë,  të  organizojmë një protestë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Sa shqiptarë mund të privon pa ardhur nga çmimi i lartë i biletave?

Nuk kam një numër të saktë por janë shumë që  nuk kanë mundësi të shkojnë në vendlindje. Parashikohet që me dt 19.07 rreth 130 persona ne aeroportin e Baselit nuk do udhëtojnë si pasojë e agjencive mashtruese. Kanë paguar biletat online në agjenci falco ku nuk ekzistojnë në asnjë vend.

Rritja e çmimit të biletave ka prekur vetëm shtetasit shqiptarë apo edhe me gjerë?

Me shumë se shqiptarët s’ka prekur asnjë nacionalitet tjetër, por pas shkrimit tim në 20min.ch me kanë shkruar edhe njerëz të nacionaliteteve tjera që e kanë këtë problem.

Nëse vetëm shqiptarët, ka arsye politike apo diçka tjetër?

Nuk e dimë se ku qëndron problemi. Këtë po kërkojmë të gjejmë kush është fajtori kryesor i këtij fenomeni. Nuk besoj se ka arsye politike por politika po të dojë e zgjedh këtë problem.

Rritja e çmimit të biletave ndodh vetën gjatë sezonit turistik dhe festa apo gjithmonë kështu është operuar?

Rritja e Çmimit ndodh veç gjatë sezonit veror, në raste festash, dhe me e keqja është se ndodh të rriten çmimet edhe në raste vakjeje. Automatikisht agjencitë sapo të marrin vesh që dikush ka një rast vdekje në familje i rrisin çmimet sepse ata janë të detyruar të udhëtojnë. Kjo s’ka qenë në traditën e shqiptarëve, përkundrazi o kemi ndihmuar njeri-tjetrit në raste të tilla. Këtu ndodh e kundërta i grabisin plus rastit që kanë.

Më flisni për ndonjë rast kur persona të caktua janë mashtruar nga agjenci udhëtimi?

Ka shumë.

Ju keni hapur edhe faqen “Diaspora e Bashkuar”. Cilat janë ankesat më mëdha të qytetarëve?

Ankesat janë nga më të ndryshmet, njerëzit janë të lodhur nga kjo gjë. Të gjithë shqiptaret janë në një mendim me këtë iniciativë.  Nëse futeni ne faqe lexoni lloj-lloj komenti që është për të ardhur keq.

Keni thënë që do të protestoni, kur mendoni se do të organizoheni?

Parashikimet janë në fillim te shtatorit të mblidhemi të gjithë për një proteste paqësore për të kërkuar të drejtat tona, pasi tani janë me pushime të gjithë e kemi shtyrë  pas pushimeve. Për më shumë do postoj hap pas hapi vazhdimin në faqen “Diapsora e Bashkuar”./TIRANA TODAY/ 

Tags: biletaveçmimiekskluzivekembekripurmoderatorinjohurshqiptarZvicrën

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Juncker: Trump ‘ka dështuar’, përpjekjet e tij për të ndarë Evropën janë të kota

Juncker: Trump ‘ka dështuar’, përpjekjet e tij për të ndarë Evropën janë të kota

Çmenden serbët, Rocky bën shqiponjën: Kam respekt për shqiptarët (Video)

Çmenden serbët, Rocky bën shqiponjën: Kam respekt për shqiptarët (Video)

Inflacioni vjetor i harmonizuar i çmimeve të konsumit rritet në qershor

Inflacioni vjetor i harmonizuar i çmimeve të konsumit rritet në qershor







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com