Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës, teksa protestonte para godinës së Kryeministrisë.
Kamera e Tirana Today ka kapur momentin kur ish-deputeti Flamur Noka godet me shpullë një nga protestuesit.
Ka qenë pikërisht momenti kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fliste para qytetarëve, ndërsa Noka lëvizte dhe dukej sikur organizonte protestuesit para Kryeministrisë.
Një i ri që mban flamurin kuqezi në shpatulla, hedh kapsolla drejt Kryeministrisë, e menjëherë ka ardhur reagimi i ashpër i Nokës, i cili e ka goditur me shpullë dhe i ka folur në vesh.
Nuk dihet saktësisht nëse shkaku ka qenë hedhja e kapsollave, por pamjet “flasin” vetë./ Tirana Today