Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së

Tirana ndjehet e gatshme për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa e sheh Unionin e ri të Ballkanit Perëndimor, si një frenim të mundshëm të këtij procesi

Athinë-Kur të shtunën e kaluar u mblodh parlamenti i ri shqiptar, Edi Rama, kryeministri i  vjetër dhe i ri i Shqipërisë, kishte çdo arsye për t’u ndjerë i kënaqur. Nga njëra anë, Rama, pas fitores së qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare të socialistëve të tij (Partisë Socialiste), ishte në gjendje të formonte i vetëm qeverinë, duke fituar 74 nga 140 vende në parlament.

Nga ana tjetër, 80 deputetë votuan të shtunën për kandidatin socialist si kryetarin e ri të parlamentit, duke përfshirë edhe dy dezertorë nga opozita e djathtë. Por mbi të gjitha Rama mund të ngrejë zërin ndaj Komisionit Evropian, se kandidatura e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në union është politikisht e qëndrueshme dhe se Tirana është gati të fillojë sa më shpejt negociatat e pranimit.

Ndonëse zgjerimi i BE-së, është aktualisht i pezulluar, negociatat po vazhdojnë me kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, Shqipërisë u kthye mbrapsht në dhomën e pritjes vitin e kaluar – ndër të tjera edhe për provën e “pjekurisë” të zgjedhjeve parlamentare.

Për rrethanat shqiptare, ato u zhvilluan jashtëzakonisht të qeta. Dhe ndërkohë, edhe zhurma e krijuar nga presidenti i ri i vendit, Ilir Meta, në fundin e legjislaturës së kaluar mbi standardin e zgjedhjeve, kaloi pa ndonjë problem të madh.

Kritika të hapura ndaj sistemit të drejtësisë

Shkëndija demokratike duket se kanë ekzistuar prej kohësh në këtë vend. Por, Komisioni i BE-së gjithashtu ka edhe një listë të gjatë kritikash si ato mbi pavarësinë e gjykatave apo luftën kundër krimit të organizuar, pas lulëzimit të trafikimit të drogës vitet e fundit.

Tek e fundit, komisioneri i BE Johannes Hahn, përgjegjës për fqinjësinë e mirë dhe zgjerimin, ka shprehur kohët e fundit një opinion shumë pozitiv mbi zhvillimet në Shqipëri.

I ftuar i një takimi jozyrtar të 6 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në qytetin bregdetar të Durrësi në fundin e muajit gusht, ai vlerësoi Shqipërinë për zgjedhjet” e qarta dhe transparente”. “Në përgjithësi”- thotë ai “shoh përparim”. Dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron lidershipi shqiptar: një opinion pozitiv në raport-progresin e ardhshëm të Komisionit Evropian.

Megjithatë, vende si Gjermania, kanë ende llogari të hapura me Shqipërinë. Për shembull, jo më pak se 54.000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitin 2015 – një keqpërdorim i dukshëm i regjimit të udhëtimit pa viza që është në fuqi që prej vitit 2010. Edhe pse situata që atëherë është qetësuar, dhe vetë Shqipëria i ka frenuar qytetarët e saj nga kërkimi i azilit – reputacioni i keq ka mbetur.

Së fundmi, u bë e qartë se shumë shqiptarë tani po përpiqen të kërkojnë tashmë azil në Francë. Vështirë se ndokush ka përmendur dhjetëra mijëra shqiptarët e gjeneratave të dyta dhe të treta në vendet fqinje të Italisë dhe Greqisë. Ata dëshmojnë, se emigrantët shqiptarë janë të aftë të përshtaten dhe të integrohen.

Në Shqipëri, projekti i ri i preferuar i BE-së në Ballkan, bashkimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor, për të cilin u diskutua së fundmi edhe në Durrës, përbën një burim mosbesimi. Shqipëria zyrtare është prapa projektit, i cili gjithashtu quhet edhe Procesi i Berlinit, i  konkretizuar në Trieste në korrikun e këtij viti, me 115 projekte konkrete në kuadër të integrimit.

Për këtë ka argumente të forta, sikurse është infrastruktura ndërkufitare e avashtë apo tregu i dobët në rajon. Disa – madje edhe brenda qeverisë – druhen se ky projekt do ta mbajë Shqipërinë për një kohë të gjatë larg BE-së. Të tjerët kanë shqetësime të tjera. Ata kanë frikë se një “union i vogël” i Ballkanit Perëndimor, do të dominohej nga një Serbia ekonomikisht më e fuqishme.

Shkrihet Ministria e Integrimit

Megjithatë, përkundër përpjekjeve për të pasur një qasje të shpejtë në BE, ka ndodhur sigurisht edhe një ristrukturim i ministrive. Në Tiranë, Ministria e Integrimit Evropian është shkrirë në fillim të legjislaturës së re, për të krijuar një ministri të veçantë për diasporën shqiptare. Ministria do të drejtohet nga një emër i njohur: Pandeli Majko, kryeministri i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bedrejtesiaekonomialargmbajnërrënuarShqipërinë

TË LIDHURA

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit
Aktualitet

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:43 | 17/09/2025
Next Post
Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende
Aktualitet

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende

by mirseda
09:22 | 19/09/2025
0

Shtimi i flukseve të turistëve të huaj vijon të nxisë rritjen e kërkesës së bizneseve për punësime...

Melania Trump “sfidon” me zgjedhjet e saj në modë, mesazhet e fshehura gjatë vizitës shtetërore

Melania Trump “sfidon” me zgjedhjet e saj në modë, mesazhet e fshehura gjatë vizitës shtetërore

09:19 | 19/09/2025
Në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, arrestohen vëllezërit Bushgjokaj

Në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, arrestohen vëllezërit Bushgjokaj

09:15 | 19/09/2025
Masat ndaj Kosovës, Rohde: Duhet të hiqen, por disa shtete të BE-së janë skeptike

Masat ndaj Kosovës, Rohde: Duhet të hiqen, por disa shtete të BE-së janë skeptike

09:13 | 19/09/2025
Zjarr i madh në Poro të Vlorës

Zjarr i madh në Poro të Vlorës

09:12 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com