E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Ekipi i ri drejtues i PS, shkrihet Ministria e Pandeli Majkos

Tre ministra do i bashkohen Erion Braçes në listën e të larguarve nga qeveria, në mandatin e ardhshëm të socialistëve. Braçes iu përmend emri nga kryeministri Edi Rama, vetëm si kandidat për kryesinë e partisë.

Elita Gjonaj e cila më herët ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, ka marrë si detyrë Sekretare për Rolin e Gruas.

Blendi Klosi, nga Ministër Turizmi është emëruar sekretar Organizativ, post i cili më herët është mbajtur nga Servet Pëllumbi.

Anila Denaj nuk do të jetë më në qeveri si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, por ka marrë detyrën e Sekretares së Burimeve Njerëzore.

Kryeministri Rama, pasi parashtroi objektivat e mandatit të tretë qeverisës, nisi me propozimet konkrete per kabinetin të ri Qeveritar dhe ekipin e ri drejtues të socialistëve.

Propozimi i parë ishte i Lindita Nikollës, e cila 4 vitet e ardhshme do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit, si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshimet

Numri dy i qeverisë në kabinetin e ri do të jetë Arben Ahmetaj, që merr postin që mbante Erion Braçe. Në këtë detyrë, sipas kryeministrit Rama, do të vijojë punën e rindërtimit për pasojat që shkaktoi tërmeti 2019-tës.

Qeveria e re nuk do të ketë më Etilda Gjonajn, e cila është zëvendësuar nga Ulsi Manja. Ky i fundit mbante postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve.

Ministrja e Financave në qeverinë e re do të jetë Delinda Ibrahimaj, e cila deri sot mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi është zëvendësuar nga Frida Krifca. Kjo e fundit mban aktualisht postin e drejtoreshës së Përgjithshme të AZHBR-së.

Milva Ekonomi do të jetë pjesë e qeverisë Rama, po si ministre ‘pa portofol’. Asaj i është besuar posti i Ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërimit, dikaster i ri i formuar nga kreu i qeverisë.

Lexo edhe :   Qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik

Blendi Klosi është zëvendësuar në kabinetin qeveritar nga Mirela Kumbaro, ndërkohë që ministria e Pandeli Majkos, ajo për Diasporën është shkrirë.

Lexo edhe :   Meta kërkon verifikim nga SPAK për ministrat e rinj, ja rezultati

Eduard Shalsi është zëvendësuar nga Edona Bilali, si Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Elisa Spiropali vijon të jetë Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Në kabinetin e ri futet për herë të parë Bora Muzhaqi, e cila do të ketë Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....