Sikundër ishte njoftuar edhe më herët, pas shumë tentativash të dështuara, ekipi i ekspertëve të OBSH-së ka mbërritur në Kinë, ku do të hetojnë origjinën e COVID-19. Një ekip ekspertësh nga OBSH ka mbërritur në Wuhan, për të hetuar origjinën e pandemisë së virusit koronavirus.
Kjo lëvizje vjen pas një numri bllokimesh dhe vonesash. Sikundër është pjesë e protokollit, grupi prej 10 shkencëtarësh do të karantinohet për dy javë, para se të intervistojnë njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit të lidhura me shpërthimin fillestar në fund të 2019.
Kina është përballur me kritika, veçanërisht nga SHBA, nëse ajo ishte plotësisht transparente kur virusi u shfaq për herë të parë atje. Për muaj me radhë, Pekini ka insistuar që origjina e virusit erdhi nga diku tjetër.