E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Familjarëve të pacientëve u merren miliona lekë, sanitarja: Jam e tronditur

Para dy ditësh u bë publik skandali për kurimin e të sëmurëve me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një vajzë ka paguar 8 milionë lekë për nënën e saj, e cila ishte e shtruar në këtë spital, me qëllimin shërimin e saj, por që kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar kallëzimin ndaj shtetases Tire Alldervishi, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e cila dyshohet se sillej si infermiere, ndërsa ishte sanitare në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Duke iu referuar njoftimit të Prokurorisë, kallëzimi është bërë nga vajza e viktimës, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Tire Alldervishi do të njihet sot me masën e sigurisë. Një ditë pas arrestimit të saj, sanitarja do të dalë para trupit gjykues, ku do të mësojë fjalën e togave të zeza.

Sanitarja, në dëshminë e saj as nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar përfshirjen e saj në skandalin e denoncuar dy ditë më parë në emisionin “Stop”. Ajo mësohet të jetë shprehur përpara hetuesve se është e tronditur, por që do të flasë në një moment të dytë në lidhje me ngjarjen, shkruan “Dosja.al”.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet të ketë thënë Alldervishi para hetuesve.

Lexo edhe :   “Në 50 vite s’kisha qëndruar aq shumë me gruan“/Kapexhiu tregon kur u infektua
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...