E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Shqipëria ngrin, temperatura deri në -13/Sinoptikania: Kjo javë, kulmi i dimrit

Stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë, po i drejtohet Ballkanit. Në të vërtetë, ditët e acarit kanë nisur nga sot në vendin tonë. E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Lajda Porja tregoi si pritet të jetë moti në ditët në vijim.

Ajo tha se nuk priten sasi të konsiderueshme të reshjeve të dëborës, por kryesisht do të ketë mot të kthjellët. Këto ditë në vendin tonë do të mbizotërojnë temperaturat e ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore, dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13.

“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë.

Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët.

E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13.

Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, bëri të ditur sinoptikania Porja.

Lexo edhe :   Moti merr kthesën e madhe në orët në vijim, ngrica dhe dëborë

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...