E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Efektivët dalin përdorues droge: Jemi me ilaçe, do padisim laboratorin

Dy javë pasi është marrë vendimi që policët ti nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultatet e para. Në Shkodër, 80 oficerë policie kanë bërë testin anti-drogë, ku 12 prej tyre kanë rezultuar konsumues. Prej ditësh, në vend vijon testimi i efektivëve të policisë për përdorim të lëndëve narkotike.

Personat që kanë rezultuar konsumues të drogës, thonë se do ngrenë padi ndaj laboratorit. Mosha mesatare e 12 efektivëve është 50-vjeç. Ata janë të nivelit inspektorë.

Sakaq, në Vlorë kanë rezultuar përdorues droge 6 efektivë policie, ndërsa dyshimet janë edhe për 3 të tjerë në Sarandë. Ky është rezultati për 15 efektivë policie të testuar. Nuk dihet ende se cilit sektor i përkasin ata.

Shumica e tyre kanë ngritur pretendime, duke kundërshtuar rezultatin e testit, ndërsa tani pritet nëse do të ketë një test të dytë apo verifikim të këtij testi. Efektivët thonë se kanë dalë pozitivë për shkak të medikamenteve të ndryshme që përdorin.

Në Elbasan deri më tani janë 55 punonjës policie që kanë kryer testin. Ndër to në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur 27-28 përgjigje prej të cilave 2 kanë rezultuar pozitive. Është fjala për dy efektive vajza, rast i raportuar edhe më herët në media. Ndaj tyre është marrë edhe maza e pezullimit nga detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, disa ditë më parë dha urdhrin që efektivët e policisë t’i nënshtrohen testit të drogës. Të parët që iu nënshtruan testit ishin efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Lexo edhe :   Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri drejt 63-vjeçarit

Kujtojmë që kur Nano dha urdhrin për testin e drogës, tha se efektivët që rezultojnë konsumatorë, do të pezullohen nga puna.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...